Mbyllet pjesa e parë: PSG shënon herët, Arsenali zgjohet vonë

Arsenali dhe Paris Saint-Germain kanë mbyllur pjesën e parë në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve të këtij sezoni, me francezët që shkuan në pushim me rezultatin 1-0.
Francezët e nisën furishëm takimin, duke shënuar që në minutën e tretë, pas një kundërsulmi të menduar mirë.
Ousmane Demble luajti në krah te Kvitcha Kvaratskhelia, me gjeorgjianin që mori topin u fut në zonë dhe pasoi sërish te Dembele i cili më një goditje të bukur me të parën gjeti rrjetën e David Rayas për 1-0.
Kur pritej që Arsenali të këndellej, PSG radhiste rastet, me Desire Doue që ishte afër golit, por Raya bëri pritje të madhe.
Në minutën e 38-të, Arsenali këkroi penallti pas rrëzimit në zonë të Mikel Merinos, por gjyqtari nuk mendoi ashtu.
Gabreil Martinelli i kishe dy raste të mira, fillimisht në minutën e 40-të gjuajti jashtë, ndërsa në minutën e 45-të, i vetëm me Gigi Donnarumman, nuk arriti të shënojë, me portierin italian që bëri pritje të madhe.
Gabriel Martinelli stopped by Gianluigi Donnarumma! #ARSPSG #ChampionsLeague #ArsenalPSG #AFC #ARSENAL #PSG #AllezParis #ParisSaintGermain #UCL pic.twitter.com/8akV9sluB4
— Champions League Out Of Context (@uclooc) April 29, 2025
Gjysmëfinalja e parë e Ligës s Kampionëve ka nisur në mënyrën më të mirë për fansat e futbollit. /Telegrafi/

















































