Mbyllet pjesa e parë: Ballkani dominon ndaj Shamrock, por mungon goli

Ballkani e ka mbyllur me rezultat të barabartë 0-0 pjesën e parë ndaj Shamrock Rovers në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.
Suharekasit po përballen ndaj ekipit irlandez në kuadër të rrethit të tretë të Ligës së Konferencës.
Rastin e parë për gol Ballkani në këtë sfidë e pati në minutën e 15-të përmes Arbër Potokut, por goditjen e tij e ndali portieri mysafir.
Një tjetër rast për gol e pati edhe Sunday Adetunji në minutën e 18-të, por sërish ishte portieri mysafir që nuk pranoi të mposhtej.
Të besuarit e Orges Shehit patën gjithashtu një tjetër mundësi të mirë shënimi në minutën e 34-të me Ardit Deliun, por goditja e tij shkoi pranë shtyllës së irlandezëve.
Vlen të theksohet se mysafirët e Shamrock Rovers nuk ia dolën që për asnjë moment të rrezikonin portën e Ballkanit gjatë 45 minutave të para./Telegrafi/









































