Drejtoria për Investime Kapitale dhe Menaxhimin e Kontratave e Komunës së Prishtinës njofton se rruga “Muharrem Fejza” do të mbyllet për qarkullim ditën e premte dhe të shtune.
Sipas drejtorisë, arsyeja e mbylljes është se do të asfaltohet shtresa e parë nga kryqëzimi i rrugës “Muharrem Fejza” me rrugën “Ukshin Kovaçica”
“Drejtoria për Investime Kapitale dhe Menaxhimin e Kontratave është duke realizuar punimet në rrugën ‘Muharrem Fejza’ në lagjen e Spitalit. Ju njoftojmë se, për shkak të mundësisë së asfaltimit për shtresën e parë të një segmenti rrugor, rruga që fillon nga kryqëzimi i rrugës ‘Muharrem Fejza’ me rrugën ‘Ukshin Kovaçica’ në drejtim të lagjes Mati do të mbyllet për qarkullim ditën e premte dhe të shtune, përkatësisht me datë 08.04.2022 dhe 09.04.2022, duke filluar nga ora 08:00-18:00”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Deficiti tregtar i Kosovës në prill arriti në 12.2 për qind
“Dukagjini” dhe “Pearson Education” rrisin standardet në arsim, organizojnë trajnim për mësimdhënësit/et e gjuhës angleze
Rafuna për aksionin në veri ndaj bankës serbe: Kosova të koordinohet me aleatët
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251