LAJMI I FUNDIT:

Mbyllet Muzeu i Alfabetit në Manastir

Mbyllet Muzeu i Alfabetit në Manastir

Projekti për rikonstruktimin e Muzeut të Alfabetit me grantin e përfituar nga fondet IPA pritet të fillojë së shpejti. Gjatë muajve të ardhshëm, pasi të përcaktohet se cila do të jetë kompania e ndërtimit që do të realizojë punimet, muzeu do të mbyllet për dhjetë muaj, ndërsa inventari i tij do të transferohet diku tjetër, shkruan gazeta KOHA.

Fondi i vënë në dispozicion nga IPA është mbi 300 mijë euro, për ta kthyer godinën në identitet. Të paktën në gjendjen që kishte pas rindërtimit që iu bë në vitin 1925. Nga ajo periudhë ruhen edhe fotografi, në bazë të të cilave hartuesit e projektit janë bazuar për t’i dhënë pamjen e dikurshme ambienteve të jashtme dhe të brendshme të godinës.


Ky është investimi më serioz për këtë institucion që prej vitesh është në gjendje shumë të keqe, por projekti nuk është marrë seriozisht nga institucionet shtetërore. Ajo që as në Ministrinë e Kulturës dhe as në Muze nuk e dinë ende është se nga ky rikonstruktim do të përfitojë muzeu, apo edhe pronari tjetër.

Nuk dihet se çfarë do të ndodhë me katin e parë, çështja e pronësisë të të cilave ende nuk është zgjidhur. Dy prej ambienteve shërbejnë si magazina, ndërsa ambienti i tretë është një shitore për pajisje hidrosanitare. Pronari ka rënë dakord që në pronën e tij të kryhen punime konservuese, por jo edhe që të mos kthehet sërish në të, pas përfundimit të projektit.

“Shumë gjëra janë të paqarta, lidhur me funksionimin e mëtejshëm të muzeut. Edhe pse ne kemi planifikuar sesi do të duket kati i parë dhe për çfarë do të shërbejë. Çështja e pronësisë do të duhet të zgjidhet brenda kësaj periudhe, të bëhet kompensimi ose të blihen nga pronari, që duhet të merret përsipër nga Ministria e Kulturës për ta zgjidhur”, thotë për KOHA drejtori Nuer Arsllani.

Inventari i muzeut sipas të gjitha gjasave do të transferohet në depon e ndonjë muzeu tjetër, si pjesë më delikate janë figurat në silikon të nënshkruesve të vendimeve që dolën nga Kongresi i Manastirit, të cilat u përuruan disa muaj më parë në dhomën muze në katin e dytë. Rikonstruktimi, sipas projektit të miratuar nga IPA do të duhet të kryhet brenda dhjetë muajve. Si pika problematike janë shkallët e brendshme prej druri, si edhe përforcimi i konstruksionit mes dy kateve.

Po ashtu muzeu do të pajiset me një rrjet të ri hidraulik dhe elektrik. Nëse kati i parë do t’i kthehet në pronësi muzeut është planifikuar që të funksionojë si një kafe-librari dhe dyqan suveniresh. Shtëpia e Alfabetit, aty ku u zhvillua Kongresi i Manastirit ndryshe ka qenë ish hotel “Liria”, në pronësi të Themistokli Gërmenjit deri pas viteve 20-të, kur prona i kaloi një pronari tjetër, më pas u mor nga komuna dhe gjatë periudhës së Ish Jugosllavisë ka qenë në shërbim të komunës, administratës së ujësjellësit.

Në vitin 2007, përcjell KOHA, filluan punimet rikonstruktuese në mënyrë që shtëpia të hapej me rastin e 100 vjetorit të Kongresit të Manastirit, ndërsa disa vite më vonë u shpall muze. Gjatë kësaj periudhe zyrat e saj kanë shërbyer si seli partish dhe shoqatash, ndërsa funksionimi si muze dhe hapja për vizitorët u bë më vonë.

Hapja e ish shtëpisë së Alfabetit si muze dhe pjesë e trashëgimisë historike dhe kulturore të shqiptarëve nuk u mirëprit mirë në këtë qytet. Në përvjetorët e Kongresit dhe në festa të tjera godina është sulmuar disa herë, duke tentuar djegien e saj, zhgarravitjen e fasadës me parulla antishqiptare, thyerjen e dritareve, e të tjera.

Në trend Lajme

Më shumë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Siguri
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Kalo në kategori