LAJMI I FUNDIT:

Mbyllet epoka Castro në Kubë, edhe Rauli drejt dorëheqjes!

Mbyllet epoka Castro në Kubë, edhe Rauli drejt dorëheqjes!

Në pjesën tjetër të botës njerëzimi udhëtonte në hapësirë, më pas zbriste në Hënë, shembte Murin e Berlinit dhe interneti përhapej masivisht.

Por, në një vend ku gjërat ndryshojnë shumë ngadalë, një gjë ishte e pandryshueshme; udhëheqja nga Castro.

Prej gjashtë dekadash kubanët drejtohen nga Castrot, fillimisht nga Fideli e më pas nga vëllai i tij, Rauli.
Kjo mund të ndryshojë.

Siç thuhet më tej, përcjell tch, 86-vjeçari Raul Castro pritet që të japë dorëheqjen brenda kësaj jave nga detyra e Presidentit, duke i dhënë fund epokës së vëllezërve që drejtuan Kubën në gjysmën e dytë të shekullit të 20-të dhe fillimin e shekullit 21.

Dorëheqja e Raulit, siç shkruan Washington Post dhe gjithmonë nëse do të ndodhë, mbërrin dy vite pas vdekjes së Fidel Castros dhe në vendin ishullor komunist lë një atmosferë optimizmi, por edhe pasigurie.

“Ky është një moment i rëndësishëm për Kubën, por e vërteta është se askush nuk e di se çfarë mbërrin pas kësaj”, thotë Camilo Condis, drejtues i përgjithshëm i Artecorte, një projekt humanitar në Havana.

Asambleja Kombëtare e Kubës pritet që të mblidhet të mërkurën dhe me gjasa të enjten do të votohet, ku sipas të gjitha mundësive, anëtarët do të zgjedhin Miguel Diaz-Canel në vend të Raul.

Diaz-Canel nuk bën pjesë tek kasta e revolucionarëve. Ai ka lindur pas revolucionit. Sot 57 vjeç shihet në vend si një njeri që kërkon konsensusin e kompromisin, i matur dhe që nuk kërkon të rrezikojë me aventura politika dhe ndryshime radikale të vendit.

Në trend Botë

Më shumë
Zbulohet se sa do të jetë

Zbulohet se sa do të jetë "kostoja ditore" nga shembja e urës në Baltimore

Amerika
Kievi pretendon se ushtrisë së Putinit i janë shkaktuar humbje të mëdha, japin detaje për makinerinë dhe personelin ushtarak

Kievi pretendon se ushtrisë së Putinit i janë shkaktuar humbje të mëdha, japin detaje për makinerinë dhe personelin ushtarak

Evropa
Edhe Lukashenko i Bjellorusisë vjen me një pretendim rreth sulmit në Moskë

Edhe Lukashenko i Bjellorusisë vjen me një pretendim rreth sulmit në Moskë

Botë
ISIS vjen me një kërcënim të ri për Putinin

ISIS vjen me një kërcënim të ri për Putinin

Botë
“Pallatet lundruese”: Pesë nga superjahtet më të shtrenjta në botë

“Pallatet lundruese”: Pesë nga superjahtet më të shtrenjta në botë

Botë
Një baba i tre fëmijëve nga El Salvadori në mesin e gjashtë të zhdukurve si pasojë e shembjes së urës së famshme në Baltimore

Një baba i tre fëmijëve nga El Salvadori në mesin e gjashtë të zhdukurve si pasojë e shembjes së urës së famshme në Baltimore

Amerika
Kalo në kategori