Aksioni i nisur ditë më parë nga Inspektorati Komunal në Ferizaj me nismën e Kryetarit të Komunës, Agim Aliu për kontrollin e zbatueshmërisë së ligjit në lokalet ku zhvillohet veprimtaria e lojërave të fatit po rezulton me mbyllje të reja.
Siç njofton Komuna e Ferizajt, në dy ditët e fundit janë mbyllur dy kazino dhe tri bastore, ku kjo veprimtari zhvillohet në kundërshtim me kushtet ligjore të parapara për operimin e tyre si dhe për shkak të mungesës së dokumentacionit të nevojshëm sanitar, mosplotësimit të kushteve minimalo-teknike, mos pagesës së taksave komunale si dhe kushteve të tjera të parapara në rregulloret komunale dhe ligjin për inspektoratin.
Lokacionet ku janë mbyllur këto lokale janë në rrugën “Gursel e Bajram Sylejmani”, rr. “Vëllezërit Gërvalla”, si dhe në rrugën magjistrale në afërsi të fshatit Prelez.
Vendosmëria e kryetarit të Komunës, Agim Aliu për mos tolerimin e zhvillimit të kësaj veprimtarie në kundërshtim me ligjet në fuqi deri më tani ka rezultuar me mbylljen e afro 20 bastoreve dhe kazinove që operonin në territorin e Ferizajt.
Kjo betejë e ndërmarr ekskluzivisht nga qeverisja lokale paraqet hap serioz në parandalimin e paligjshmërisë dhe mbrojtjen e mirëqenies ekonomike të familjeve ferizajase, veçanërisht të rinjve.
“Ky ka qenë edhe zotim i kryetarit të Komunës, Agim Aliu në kuadër të platformës qeverisëse për kujdesin institucional për kategoritë sociale dhe mbrojtjen e familjes.
Përkitazi me këtë aksion, Inspektorati Komunal vazhdimisht në 7 ditë të javës, 24 orë në ditë është në kontroll të vazhdueshëm të pikave ku zhvillohet kjo veprimtari. Ky aksion është i pari i ndërmarr në këtë shkallë shtrirjeve dhe kohëzgjatje në territorin e Komunës së Ferizajt”, thuhet në njoftim./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Kontrabandë me cigare në Viti, sekuestrohen 500 kg duhan me vlerë mbi 6 mijë euro
Kurti në Gjermani: Kosova e vendosur për anëtarësim në NATO dhe BE
Kuvendi miratoi Projektligjin për zyrtarët publikë
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën