LAJMI I FUNDIT:

Mbushi 100 vjet me shëndet të plotë, pretendon se sekreti është te mishi i fërguar dhe vera e kuqe (Foto)

Mbushi 100 vjet me shëndet të plotë, pretendon se sekreti është te mishi i fërguar dhe vera e kuqe (Foto)

Arthur Grisbeook nga Buckinghamshire e Anglisë, që ka mbushur 100 vjet dhe gëzon shëndet të plotë, pretendon se sekretin e jetëgjatësisë e ka te mishi i fërguar dhe vera e kuqe.

Pensionisti që jeton vetëm dhe kryen vet të gjitha obligimet, kënaqet duke luajtur në pianon që ka në katin e tij, transmeton Telegrafi.


Shumicën e ditëve, ai përgatitë pjatën e tij të preferuar, që përfshinë mish të fërguar, salsiçe, proshutë, vesë, kërpudha, bizele, domate dhe patate.

Griesbeook me pjatën e tij të preferuar

Ish-inxhinieri të cilit gjithnjë i thonë se duket shumë më i ri, thotë se e tëra është te dieta, si dhe dy gota verë të kuqe që i pi për çdo natë, janë ato që e bëjnë të duket dhe të ndjehet ashtu si është, pavarësisht çfarë mjekët i thonë.

“Ushqehem dhe pi çfarë të kam dëshirë, pa i dëgjuar se çfarë thonë ato që e quajnë vetën ekspertë” ka thënë gjyshi i tre nipave. I martuar për 66 vjet, jeta e tij bashkëshortore ka përfunduar në muajit shkurt, pasi i vdiq gruaja, duke mbetur vetëm.

“Dua të jetoj sa më i pavarur që mundem, pasi nuk kam nevojë për kujdesin e dikujt. Nganjëherë e telefonoj të bijës për ndonjë ndihmë të vogël” ka përfunduar Grisbeook.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, ai kishte shërbyer për armatën britanike dhe punoi si shofer në Itali dhe Afrikën Veriore. Me të përfunduar lufta, punoi si nëpunës në hekurudha, deri në pension. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Çfarë nuk shkon me këtë shtëpi - kjo foto ngatërroi shumë dhe u bë hit për një detaj

Çfarë nuk shkon me këtë shtëpi - kjo foto ngatërroi shumë dhe u bë hit për një detaj

Interesante
Të gjithë kanë vetëm një pyetje kur shohin këtë foto nga Bosnja: Pse?

Të gjithë kanë vetëm një pyetje kur shohin këtë foto nga Bosnja: Pse?

Fun
Mbi 33 milionë shikime - vogëlushi filloi të kërcente menjëherë pasi bëri hapat e para në jetë

Mbi 33 milionë shikime - vogëlushi filloi të kërcente menjëherë pasi bëri hapat e para në jetë

Fun
Kamera e ziles së derës filmon veturën teksa

Kamera e ziles së derës filmon veturën teksa "fluturon në ajër"

Fun
Rekord i ri botëror - 353 balerina kërcejnë në majë të gishtërinjve për një minutë

Rekord i ri botëror - 353 balerina kërcejnë në majë të gishtërinjve për një minutë

Interesante
Ke gabuar gjatë gjithë jetës: Një i ri tregoi se si hahen ëmbëlsirat Tic Tac, njerëzit janë të shokuar

Ke gabuar gjatë gjithë jetës: Një i ri tregoi se si hahen ëmbëlsirat Tic Tac, njerëzit janë të shokuar

Fun
Kalo në kategori