Dhimbje e fortë e fytit, temperaturë e lartë dhe vjellje. Këto janë simptomat që vazhdojnë të shqetësojnë një numër të madh të qytetarëve, posaçërisht fëmijët në javët e fundit. Reparti Infektiv në Gostivar të gjitha kapacitetet i ka të mbushura, ndërsa në ditë aty kryhen edhe nga 60 kontrolle ambulantore. Infektologu, Enes Memeti tha se ka pacientë që vijnë edhe me temperaturë më të lartë se 40 gradë. Sipas tij, shkaktari kryesor që Gostivari vazhdimisht ka numër të lartë të personave të prekur nga gripi është kultura jonë e përgjithshme, pasi te mjeku shkojmë vetëm kur na përkeqësohet situata por edhe si pasojë e mos trajtimit me protokoll nga mjekët amë të pacientëve të prekur nga viruset.
“Gati i gjithë reparti është i mbushur, kurse brenda 24 orëve kemi nga 60 kontorlle të cilët i bëjmë në ambulantë. Pse na ndodh ky numër i lartë në Gostivar? – Kjo na ndodh për arsye fillimisht të kulturës mjekësore që kemi si popullatë dhe e dyta ka të bëjë me mjekët amë të cilët duhet të bëjnë mjekimin e sëmundjeve virale me protokoll bazuar me fakte, argument. Ne për fat të keq nuk kemi laboratore të sofistikuara për t’i diagostikuar këto lloj virusesh, prandaj si qytet ngecim në këtë drejtim. E kam thënë edhe më herët për televizionin tuaj se Gostivarit i mungon Qendra e Shëndetit Publik, pasi ajo merret kryesisht me detektimin e këtyre lloj virusesh e jo neve pastaj të na vijnë pacientët me pneumoni ku në disa raste janë edhe masive si rezultat i komplikimit që na japin viruset”, deklaron mjeku infektolog, Enes Memeti.
Memeti është i mendimit se bëhet fjalë për kombim virusesh që prekin pacientët, të nëntipit A, koronës dhe atij respirator.
“Në këtë periudhë kohore kemi shfaqen më të shpeshtë të virozave, duke filluar nga virusi i influencës që është i gripit që i takon nëntipit A që kërkon edhe mjekim më adekuat dhe na jep shenja pak më të rënda klinike. Sizakonisht pacientët vijnë me temperatuarë të lartë, vijnë me dhimbje të fytit, plogështi, dhimbje koke, maramendje dhe një pjesë e tyre vijnë edhe me shenja të ngjashme siç ishte kovidi i dikurshëm. Krahas kësaj ekziston edhe reovirusi, pastaj rinovirusi dhe më së fundmi që është karakteristikë te fëmijët virusi respiratorë. Pra, moshën e re e kap më shumë ky lloj virusi, kurse moshën e vjetër e kap influenca. Unë jam në dilemë nëse ekziston influencë e vërtetë ose ka të bëjë me ndonjë kombinim nga disa viruse midis influencës, koronës dhe RSV-së”, deklaron mjeku infektolog, Enes Memeti.
Pacienti më i vogël që trajtohet nga gripi në reparin Infektiv në Gostivar është dy vjeçar, kurse më i moshuari ka mbi tetëdhejtë vjet. Javën e kaluar sipas raportit të Institutit për Shëndet Publik, Gostivari kishte numrin më të lartë të të prekurve nga gripi në Maqedoninë e Veriut. Për momentin, vendi ka një përhapje të madhe të gripit dhe këtë sezon IPSH-ja ka regjistruar edhe dy vdekje nga gripi. Personat që kanë ndërruar jetë kanë qenë me sëmundje tjera shoqëruese dhe të pa vaksinuar kundër gripit. Ndryshe, mjekët rekomandojnë që personat e prekur nga gripi të evitojnë tubimet me shumë njerëz, të lajnë duart më shpesh ose ti dezinfektojnë ato, ambientet ku qëndrojnë të ajrosen, të konsumohen sa më shumë lëngje,çaj, lëngje të freskëta si dhe të konsumohen ushqime të pasura me vitamina dhe minerale./TVGLOBI/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit
Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit
Vjosa Osmani në Clinton Global Initiative në Bullgari
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë