LAJMI I FUNDIT:

Mbrojtja e Thaçit thotë se prokuroria nuk respektoi urdhrin e gjykatës, morën dosjen paragjyqësore katër ditë më vonë

Mbrojtja e Thaçit thotë se prokuroria nuk respektoi urdhrin e gjykatës, morën dosjen paragjyqësore katër ditë më vonë

Avokati i Hashim Thaçit, Gregory Kehoe, ka deklaruar se prokuroria nuk ka respektuar urdhrin e gjykatës për dorëzim të dosjes paraprake dhe se atë e morën katër ditë më vonë, më 21 janar.

Këtë deklaratë, ai e ka bërë në konferencën e dhjetë mbi ecurinë e çështjes në rastin ku Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi po akuzohen për krime lufte.


Fillimisht, prokurorja Claire Lawson lidhur me nxjerrjen e materialit 102 (1) (b) ka deklaruar se gjykata është në dijeni për një numër shumë të vogël materialesh për palë të treta që i është dhënë zgjatje e afatit.

“Dhe provat përkatëse materiale dhe incizimet e lidhura me to, kanë transkripte përkatëse. Përndryshe ZPS ka përfunduar nxjerrjen e materialeve për rregullën 102 (1) (b) dhe përkthimet. Dje kemi marrë konfirmim zyrtar nga pala e tretë në fjalë që incizimet në fjalë mund t’i nxjerr dhe se do të na nxjerr”, tha prokurorja, raporton Betimi për Drejtësi”.

Ajo shtoi se dje janë informuar se për një prej këtyre provave materiale të lidhura me këto, është marrë miratimi për të dhënë. Sipas saj, kjo do të thotë se ka mbetur një material i tillë për të cilin mbetet të merret pëlqimi.

Tutje, tha se lidhur me nxjerrjen  e rregullës 102 (1) (2) mbetet nxjerrja e njërës prej intervistave dhe sipas saj kjo do të ndodhë javën e ardhshme.

Ajo tha se po zhvillohet një proces gjyqësor para trupit gjykues numër 1, që vazhdon të nxjerr materiale që bien objekt i nxjerrjes së materialeve.

“Prokurorja në atë gjykim e ka përfunduar nxjerrjen e materialeve sot dhe do të jetë e detyrueshme të shohim nëse kemi kryer gjithë obligimin e nxjerrjes lidhur me këtë”, tha ajo, kurse theksoi se rubrikat e dëshmitarëve janë përfunduar dhe janë lidhur me provat përkatëse.

Sipas saj, ZPS nuk ka kapacitetin teknik që të ngarkojë në sistem metadatat lidhur me rubrikat e dëshmitarëve, por se do të bëjnë organizimin që t’iu jepen zyrës administrative emrat e dëshmitarëve që të bëhet lidhja me rubrikat.

Kurse, avokati i Thaçit, Gregory Kehoe, lidhur me nxjerrjen sipas rregullës 102 (1) (b), deklaroi se kanë marrë 1 mijë e 954 materiale shtesë.

“Këtë të hënë më 31 janar, kemi marrë kemi marrë 1 mijë e 613 materiale nga ato 1 mijë e 954 që përmenda. Prandaj, është një vënie në dispozicion e këtyre materiale në përputhje me praktikën e zakonshme që bën tashmë prokuroria që thjesht na shkarkon shumë materiale para se të zhvillohet një konferencë para gjykatësit”, ka thënë ai.

Për procesin gjyqësor kundër Salih Mustafës që përmendi ZPS, tha se është një vendim që është marrë aty.

“Për transkriptet, materialet nuk kemi marrë asgjë. Ky gjykim ka kohë që ka filluar. Prokuroria thotë se e ka përfunduar nxjerrjen për rregullin 102 (1) (b), por nuk e ka përfunduar”, ka thënë Kehoe.

Ai tha se prokuroria dëshiron të shtojë ende dokumente, për të cilat thonë që iu ka shpëtuar vëmendja dhe i kanë redaktuar pa i kërkuar gjykata.

“Ne e dinim që prokuroria do të duhej ta protokollonte dosjen sipas urdhrit të gjykatësit,  më 17 dhjetor por a e bëri prokuroria këtë gjë. Jo, ne nuk e kemi marrë këtë dokument deri para datës 21 dhjetor, pra katër ditë më vonë. Prokuroria ka vepruar prapë me kokën e vet, e dorëzuan më 17 në vulë dhe ne e kemi marrë më 21 dhjetor në shkelje të plotë të urdhrit të gjykatës”, tha ai.

Ai deklaroi se prokuroria ka shtuar edhe dokumente të tjera shumë kohë pas afatit, duke redaktuar në mënyrë të njëanshme dhe duke i shtuar në listën e dëshmitarëve sipas rregullës 102 (1) (b).

Sipas tij, afatet nuk kanë asnjë vlerë për prokurorinë.

“Ato duhet t’i ishin drejtuar gjykatës që të redaktonin këtë dokumente, por e bënë me kokën e tyre, dhe tani kemi 132 dokumente që na vendosen me redaktime. Si gjithmonë ZPS redakton gjithçka”, ka thënë avokati Kehoe.

Kurse, nga ekipi i mbrojtjes së Kadri Veselit, Annie O’Reiley, tha se mbështesin parashtrimet e mbrojtjes së Thaçit.

“Kërkesa që ka bërë prokuroria në paragrafin e tretë thotë se materialet e mëtejshme janë marrë ose vonë, pra nga fundi i vitit 2021 dhe nga janari 2022 ose thjesht iu ka shpëtuar nga vëmendja. Ne kemi nevojë të marrim prej tyre lidhur me materialet e tjera që do të kenë në zotërim në të ardhmen që t’i shqyrtojmë nëse bien në rregullën 102 (3) apo 102 (1) (3), sepse nuk kemi marrë ndonjë përditësim që prej verës”, tha ajo.

Ndërkaq, Aidan Elys nga ekipi i Krasniqit tha se mbështesin parashtrimet e bëra, kurse për forumin e punës deklaroi se takimi i parë ka ndodhur.

Ndërkaq, prokurorja ka deklaruar se në konferencën e fundit, prokuroria u vu në dijeni të provave materiale shoqëruese dhe dokumentit më pak të redaktuar dhe paredaktuar, që janë pjesë e pakos 154 dhe diskutuan edhe për dy dokumente dhe dokumente tjera të paketës 155.

Ajo tha se të njëjtat dokumente nuk ishin marrë parasysh më parë apo janë anashkaluar kur kanë parashtruar dokumentet e pakos 154 dhe se është e vërtetë që kanë dorëzuar këtë material më 31 janar dhe e kanë bërë që t’ua vënë në dispoziciom mbrojtjes.

Kurse, për shifrën e dokumenteve që u përmendën nga mbrojtja e Thaçit, tha se përfshihen edhe dokumentet që janë dhënë përpara.

Lidhur me materialet e gjykimit te trupi gjykues 1, ajo tha se prokuroria sot ka mbyllur shqyrtimin e këtyre dokumenteve dhe do të bëjnë menjëherë dhënien e dokumenteve për mbrojtjen, por se afat kohor për këtë nuk mund të japin.

Sa i takon dosjes paragjyqësore, tha se është dorëzuar më datë 17 në përputhje me afatin e caktuar dhe është njoftuar më 21 dhjetor në përputhje me praktikën e punës.

“Parashtrimi ishte voluminoz, kishte shtojca të mëdha që kërkonin redaktim”, ka thënë ajo.

Ndërkaq, avokati Kehoe tha se shqetësimi ka të bëjë me dosjen paraprake, nëse ata vendosën që të mos e parashtrojnë me afatin kohor të përcaktuar dhe nuk morën leje.

“Çfarë logjike ka të paturit një urdhri gjykate ndërkohë që nuk respektohet fare. Ata nuk kanë kërkuar leje për ta dorëzuar dosjen katër ditë më pas, prokuroria bën atë që i bën qejfi të bëjë. Kjo është model që prokuroria e përdor, kështu e ka mënyrën e të punuarit”, tha ai.

Tutje shtoi se i njëjti arsyetim vlen për 132 dokumentet që u redaktuan në mënyrë të njëanshme, duke shtuar se nuk morën mundimin që t’iu kërkonin leje.

Sa i takon mbrojtjes së Salih Mustafës, ai tha se arsyeja është se baza është e njëjta e sa i takon gjithë dëshmitarëve dhe provave materiale, tha se nuk i kanë marrë akoma ato.

Lidhur me dosjen paragjyqësore, gjyqtari Nicolas Guillou bëri një deklaratë.

“Mendoj se dosja është dorëzuar më 17 janar në mbrëmje ndërkaq versioni i redaktuar është parashtruar të martën më 21 janar, është e vërtetë që është bërë me vonesë. Në vendimin në të ardhmen do të përmend që të parashtrohen të njëjtën ditë”, ka thënë ai.

Të akuzuarit, këtë seancë po e ndjekin përmes video-lidhjes.

Në trend Lajme

Më shumë

"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin

Lajme
Letra e Qeverisë drejtuar Këshillit të Evropës, reagimi i Presidencës dhe deklarata e Gjermanisë, Francës dhe Italisë për Asociacionin

Letra e Qeverisë drejtuar Këshillit të Evropës, reagimi i Presidencës dhe deklarata e Gjermanisë, Francës dhe Italisë për Asociacionin

Lajme
Knaus: Komiteti i Ministrave të caktoj një mbledhje të jashtëzakonshme brenda disa jave, të votojë aplikacionin e Kosovës pasi të ketë ecur përpara me çështjen e Asociacionit

Knaus: Komiteti i Ministrave të caktoj një mbledhje të jashtëzakonshme brenda disa jave, të votojë aplikacionin e Kosovës pasi të ketë ecur përpara me çështjen e Asociacionit

Lajme
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës

Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës

Lajme
Nga pragu i KiE-së në pasiguri...

Nga pragu i KiE-së në pasiguri...

Lajme
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin

BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin

Lajme
Kalo në kategori