LAJMI I FUNDIT:

Mbrojtja e Mustafës dorëzoi nëntë shkaqe apeli, kërkon aktgjykimin në gjuhën shqipe

Mbrojtja e Mustafës dorëzoi nëntë shkaqe apeli, kërkon aktgjykimin në gjuhën shqipe

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë është mbajtur konferenca para apelit në çështjen ndaj Salih Mustafës, i dënuar në shkallë të parë më 26 vjet burgim. Aty mbrojtja e Mustafës ka bërë të ditur se deri tani kanë dorëzuar nëntë shkaqe apelimi dhe ka kërkuar që Mustafës t’i vihet në dispozicion sa më parë versioni përfundimtar i aktgjykimit në gjuhën shqipe.

Avokati Julius von Bone ka thënë se i akuzuari deri tani e ka në dispozicion vetëm versionin në gjuhën angleze, dhe si pasojë e kësaj nuk ka pasur mundësi të kontribuojë në shkaqet e apelit.


“Është e rëndësishme të kemi version të mirë dhe përfundimtar në veçanti për të akuzuarin sepse mendoj që pa diskutim që i akuzuari dëshiron të kontribuojë për shkaqe të apelit ,ne kemi dorëzuar nëntë shkaqe apelimi, ndërkohë që zoti Mustafa nuk ka pasur mundësi që të shoh vendimin dhe ka lexuar vetëm versionin anglisht ndërkohë që anglishtja nuk është gjuha e tij.

Kështu që nuk mendojmë që duhet të jetë kështu sepse është e rëndësishme që edhe ai akuzuari të ketë mundësi të formulojë arsyet e veta të apelimit kështu që për ne është e rëndësishme versioni i rishikuar dhe përfundimtar i aktakuzës të dorëzohet sa më shpejtë.

Ai nuk ka përjashtuar dorëzimin e arsyeve shtesë të apelimit pasi të kenë parë versionin përfundimtar.

Ndërsa nga Zyra Administrative kanë deklaruar se versioni paraprak i përkthimit të aktgjykimit është dorëzuar sot dhe pretendojnë që ai final të jetë gati jo më vonë se data 20 mars.

Lidhur me këtë, mbrojtja e Mustafës ka kërkuar që kjo të bëhet më herët, marrë parasysh që dënimi është shqiptuar më 16 dhjetor të vitit 2022.

Në këtë seancë, prokurori Ceezary Michalczuk ka thënë se Mustafa duhet të mbetet i ndaluar gjatë periudhës së apelit meqë sipas tij ekziston rreziku i largimit.

“Sa i takon ndalimit, pozicioni ynë është që i akuzuari ose i dënuari duhet të vazhdojë të qëndrojë i ndaluar, pra ka një dyshim të arsyeshëm, të besuar dhe pragu është edhe më i lartë pas dënimit, në përputhje me nenit 41 paragrafi 6 a, ka rreziqe vetëm sa i takon pengimit të procesit penal përpara kësaj dhome të specializuar, por gjithashtu edhe rreziku i largimit, sepse pas dënimit më 26 vite heqje lirie për zotin Mustafa për vrasje të paligjshme, torturë dhe ndalim arbitrar, ne besojmë se përveç rreziqeve që janë konfirmuar nga trupi gjykues, edhe rreziku i largimit është i pranishëm në këtë rast”, ka thënë ai.

Lidhur me këtë, kryetarja e panelit të apelit, Michele Picard ka thënë se një person mbetët i ndaluar gjatë periudhës së apelit në përjashtim të rastit kur trupi gjykues ose ai i apelit urdhëron ndryshe.

“Në emër të trupit gjykues unë kujtoj që në përputhje me nenin 46 të ligjit, në përjashtim të rastit kur turpi gjykues ose turpi gjykues i apelit urdhëron ndryshe, një person i dënuar duhet të mbetet në ndalim gjatë procesit të apelit.

Kujtoj më të tej konstatimin e turpit gjykues, se ndryshe nga faza përgatitore ose faza përpara dënimit në nivel të parë ose shkallë të parë kur gjykatësi i procedurës paraprake ose turpi gjykues kërkohet që të bëjë një rishikim një herën ë dy muaj për ndalimin sipas rregullave, proceduarve, provave dhe ligjit, kjo nuk kërkohet më në procesi ne apelit”, ka thënë ajo.

Ndërsa Salih Mustafa, i cili ndodhet në qendrën e paraburgimit në Hagë prej shtatorit të vitit 2020, e ka ndjekur këtë seancë përmes video-lidhjes.

Më 16 dhjetor të vitit të kaluar, ish pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është dënuar me 26 vjet burgim, duke llogaritur kohën e kaluar në paraburgim.

Prokuroria pretendon se i njëjti ka kryer krime lufte dhe akuzat që rëndojnë mbi të janë: ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë, vrasje e paligjshme, ndërsa ai është shpallur fajtor për pikën 1, 3 dhe 4.

Gjykimi ndaj Mustafës kishte nisur më 15 shtator të vitit 2021 dhe janë mbajtur seanca në 52 ditë.

Janë tetë persona që të cilët pretendojnë që janë viktima dhe që kanë marrë pjesë në këtë proces gjyqësor, ndërsa janë dëgjuar 13 dëshmitarë të ZPS-së dhe 15 të mbrojtjes.

Shumë nga dëshmitarët e prokurorisë kanë qenë të mbrojtur, identiteti i të cilëve nuk është bërë i ditur për publikun.

Në fillim të këtij procesi Salih Mustafa, ndaj të cilët rëndojnë akuza me pretendimin për krime lufte, ishte deklaruar i pafajshëm para trupit gjykues.

Sipas Dhomave të Specializuara “Aktakuza e konfirmuar përcakton se afërsisht midis 1 prillit 1999 dhe 19 prillit 1999, në një kompleks ndalimi në Zllash, Kosovë, u kryen krimet e ndalimit arbitrar, trajtimit mizor dhe të torturës kundër të paktën gjashtë personave”. Gjithashtu, në aktakuzë thuhet se “në një datë midis 19 prillit 1999, ose rreth kësaj date, dhe rreth fundit të prillit 1999, në atë vendndodhje u vra një i ndaluar”. /KP/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Lajme
Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Drejtësi
Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Lajme
Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Lajme
Përfaqësuesi i Shqipërisë në KiE: Kosova ka plan të jashtëzakonshëm për të siguruar anëtarësimin në  Këshillin e Evropës

Përfaqësuesi i Shqipërisë në KiE: Kosova ka plan të jashtëzakonshëm për të siguruar anëtarësimin në Këshillin e Evropës

Lajme
Knaus: Kosova ta dërgojë draftin e Asociacionit në Kushtetuese para votimit në maj - nëse veprohet sikur javët e fundit do të ketë sukses

Knaus: Kosova ta dërgojë draftin e Asociacionit në Kushtetuese para votimit në maj - nëse veprohet sikur javët e fundit do të ketë sukses

Lajme
Kalo në kategori