LAJMI I FUNDIT:

Mbrojtja e fortë e Juventusit mund të jetë çelësi në luftën për top katërshe

Mbrojtja e fortë e Juventusit mund të jetë çelësi në luftën për top katërshe

Ndërsa Juventusi ka luftuar për të gjetur rrjetën këtë sezon, mbrojtja e tyre solide mund të bëjë diferencën në garën për një vend në Ligën e Kampionëve.

Bianconerët kanë pranuar vetëm 17 gola në 19 ndeshjet e para të sezonit, më pak se Milani i vendit të dytë dhe Atalanta e vendit të katërt, dhe trajneri Massimiliano Allegri e di mirë rëndësinë e një mbrojtje solide.

Siç theksohet nga gazeta Tuttosport, Juventusi ka pësuar vetëm një gol në gjashtë ndeshjet e fundit, gol që erdhi në barazimin 1-1 në shtëpi kundër Venezias.


Allegri lavdëron repartin defensivë të Juventusit dhe flet për transferimet e mundshme në janar
Lexo po ashtu Allegri lavdëron repartin defensivë të Juventusit dhe flet për transferimet e mundshme në janar

Porta e paprekur është mbajtur në fitoret ndaj Cagliarit, Bolognas, Malmos, Genoas dhe Salernitanas, duke treguar një shenjë të qëndrueshmërisë së tyre në mbrojtje.

Portieri Wojciech Szczesny ka realizuar një numër pritjesh për të shpëtuar rezultatin në javët e fundit dhe ai është ndihmuar nga një Matthijs de Ligt në formë, i cili ka neutralizuar një sërë sulmesh këtë sezon.

Allegri, i cili shpesh shquhet për arritjen e fitoreve minimale 1-0, do të shpresojë që skuadra të vazhdojë këtë qëndrueshmëri, e cila mund të rezultojë vendimtare pasi ata kërkojnë të ruajnë një vend në top katërshe këtë sezon.

Për momentin, ata janë katër pikë prapa skuadrës së Gian Piero Gasperinit që zë pikërisht vendin e katërt. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Para se të shpërthente debati i ashpër - Zelensky i dhuroi Trumpit rripin e titullit kampion të Usyk

Para se të shpërthente debati i ashpër - Zelensky i dhuroi Trumpit rripin e titullit kampion të Usyk

Boks
Armando Broja rikthehet te Evertoni si një 'bishë' - transformimi trupor i lë të habitur edhe bashkëlojtarët e tij te Evertoni

Armando Broja rikthehet te Evertoni si një 'bishë' - transformimi trupor i lë të habitur edhe bashkëlojtarët e tij te Evertoni

Premier League
Rashford merr vendimin e madh për të ardhmen pas vetëm pesë ndeshjeve me Aston Villën

Rashford merr vendimin e madh për të ardhmen pas vetëm pesë ndeshjeve me Aston Villën

Premier League
Man Utd ofron 40 milionë euro dhe kartonin e Hojlund për transferimin e top sulmuesit

Man Utd ofron 40 milionë euro dhe kartonin e Hojlund për transferimin e top sulmuesit

Premier League
Tentoi të bëhej viral me pritjen e tij, por portieri turpërohet duke pranuar gol nga 40 metra

Tentoi të bëhej viral me pritjen e tij, por portieri turpërohet duke pranuar gol nga 40 metra

Ligat tjera
Rummenigge tregon haptas emrin e top yllit që Bayerni po dëshiron ta transferojë

Rummenigge tregon haptas emrin e top yllit që Bayerni po dëshiron ta transferojë

Bundesliga
Kalo në kategori