Një numër i zyrtarëve sauditë, duke përfshirë dy anëtarë të familjes mbretërore, janë shkarkuar.

Një dekret mbretëror tha se Mbreti Saudit, Salman kishte liruar Princin, Fahad bin Turki nga roli i tij si komandant i forcave të përbashkëta në koalicionin e udhëhequr nga Sauditët në Jemen.

Djali i tij, Abdulaziz bin Fahad, gjithashtu u shkarkua si zëvendës guvernator, raporton BBC.

Mbreti Salman

Burrat, së bashku me katër zyrtarë të tjerë, përballen me hetime për “marrëdhënie të dyshimta financiare” në Ministrinë e Mbrojtjes, transmeton Telegrafi.

Princi i kurorës Mohammed bin Salman, i cili është djali i mbretit dhe konsiderohet sundimtari “de facto” i Arabisë Saudite, ka udhëhequr një fushatë kundër korrupsionit në qeveri.

Pas vrasjes së gazetarit Jamal Khashoggi, Princi i kurorës Saudite kërkonte “kokën” edhe të një ish-zyrtari të inteligjencës Pas vrasjes së gazetarit Jamal Khashoggi, Princi i kurorës Saudite kërkonte “kokën” edhe të një ish-zyrtari të inteligjencës

Sidoqoftë, kritikët thonë se arrestimet e profilit të lartë synojnë heqjen e pengesave për mbajtjen në pushtet të princit.

Në fillim të këtij viti, Wall Street Journal raportoi se tre mbretër të moshuar ishin arrestuar, përfshirë vëllanë e vogël të mbretit, Princ Ahmed bin Abdulaziz dhe ish-princin e kurorës, Mohammed bin Nayef.

Mohammed bin Salman

Princi i Kurorës Mohammed bin Salman, 35 vjeç, morri lavdërime ndërkombëtare kur premtoi një seri reformash ekonomike dhe sociale në vendin thellësisht konservator pasi erdhi në pushtet në vitin 2016.

Ai gjithashtu ka qenë i përfshirë në një seri skandalesh, përfshirë vrasjen e gazetarit saudit Jamal Khashoggi në ambasadën saudite në Stamboll në vitin 2018 dhe një komplot të dyshuar vrasje kundër një ish-agjenti të inteligjencës Saudite në Kanada. /Telegrafi/