Real Madrid ka fituar në shtëpi ndaj Real Sociedadit me rezultat 3-0.

Skuadre e Zinedine Zidanes edhe pse me shumë mungesa ka arritur të zhvilloj një ndeshje të madhe ndaj Sociedadit, duke e mposhtur me lehtësi.


Në pjesën e parë, Reali arriti të shënoj vetëm një gol me anë të kroatit Mateo Kovacic, i cilë shënoi në minutën e 37 nga afërsia pas asistimit të Cristiano Ronaldos dhe me epërsinë 1-0 skuadrat shkuan në pushim.

kovacic1

Në pjesën e dytë, ‘Mbretërit’ arritën të shënojnë edhe dy gola të tjerë dhe të sigurojnë fitoren në një ndeshje të vështirë në letër si kjo ndaj baskëve.

Fillimisht ishte portugezi Ronaldo, i cili shënoi një gol të bukur me parabolë, gol ky që erdhi në minutën e 51 pas asistimit të Kovacic.

cr7 1

Golin e tretë dhe të fitores për vendasit e shënoi i inkuadruari në pjesën e dytë, Alvaro Morata, i cili mposhti portierin mysafirë nga afërsia në minutën e 82 për 3-0.

morata

Pas kësaj fitore, Reali ruan kreun me 46 pikë apo katër më shumë se dy përcjellësit tjerë, Barcelona dhe Sevilla. /Telegrafi/

https://www.dailymotion.com/video/x5a07r1_sport

telegrafi sport app