LAJMI I FUNDIT:

Mbretëria e Bashkuar shpenzoi 16 milionë funta në teste të coronavirusit që nuk funksionuan

Mbretëria e Bashkuar shpenzoi 16 milionë funta në teste të coronavirusit që nuk funksionuan

Zyrtarët qeveritarë në Mbretërinë e Bashkuar janë duke kërkuar një rimbursim, pasi kanë paguar 16 milionë funta për komplete testimi që nuk funksionuan.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Downing Street pagoi këtë shumë për dy ndërmarrjet kineze, pavarësisht se teknologjia që qëndron mbrapa këtyre pajsijeve është e paprovuar.


AllTest Biotech dhe Wondfo Biotech, të dy kompanitë u deklaruan se produktet e tyre plotësuan standardet e shëndetit dhe sigurisë të përcaktuara nga Bashkimi Evropian.

Zyrtarët e shëndetit publik rishikuan specifikat në letër, ndërsa zyra e huaj dërgoi diplomatë në Kinë për t’u siguruar që kompanitë ekzistonin dhe të ekzaminonin produktet e tyre.

Ndërkaq u konfirmua se testet për të zbuluar antitrupat e coronavirusit nuk funksionuan, sipas një nëpunësi të lartë civil./Telegrafi/