Mbretëria e Bashkuar regjistroi rekord të rasteve dhe të viktimave nga coronavirusi


Mbretëria e Bashkuar ka regjistruar numrin më të lartë ditor të viktimave nga coronavirusi që nga shpërthimi i pandemisë.
Sipas EuroNews, përcjell Telegrafi, bëhet e ditur se 1,325 viktima u regjistruan të premten, derisa numri i përgjithshëm i vdekjeve u rrit në 79 mijë.
Kjo është edhe dita e tretë me radhë që vendi regjistroi më shumë se 1,000 të vdekur si pasojë e COVID-19.
Përveç kësaj, Mbretëria e Bashkuar raportoi gjithashtu rekord rastesh të reja që nga fillimi i pandemisë, një numër prej 68 mijë të të prekurve.
Vendi ka miratuar edhe vaksinën e kompanisë amerikane, Moderna, në luftën kundër pandemisë së coronavirusit. Kjo është vaksina e tretë e miratuar në këtë zonë. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
08/01/2021
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





































