Veshje e patëmetë!

Mbretëresha e Jordanisë, Rania Al-Abdullah, vishet gjithmonë sipas rastit dhe vendit, ndaj nuk është çudi që kombinimet e saj të modës të ndiqen me shumë kujdes, transmeton Telegrafi.


Ajo para pak kohësh vizitoi studion e dizajnit dhe inovacionit “Twelve Degrees” në Aman, ku vizitoi produktet e vlerësuara me çmime të kësaj kompanie të njohur jordaneze.

Me atë rast Mbretëresha Rania tregoi se është një adhuruese e madhe e mushamave ngjyrë bezhë, ashtu si shumë zonja në mbarë botën.

Ajo ka veshur këtë veshje pa të cilën është e pamundur të imagjinohen pranvera dhe vjeshta në rrugët tona.

FORA7353

Më saktë, ajo kishte veshur një mushama asimetrike ngjyrë bezhë nga Alexander McQueen që lajkaton figurën femërore dhe që është shumë e lehtë për t'u kombinuar. Mbretëresha e Jordanisë kombinoi një mushama me pantallona të bardha në linjë dhe një top në të njëjtën ngjyrë.

Ajo e zgjati vizualisht figurën dhe e rrumbullakosi veshjen me çizme të bardha me takë bllok.

272549 profimedia0665904801 ff

Si ju duket ky edicion i mbretëreshës bukuroshe? /Telegrafi/