LAJMI I FUNDIT:

Mbretëresha Elizabetë ishte fëmijë si ‘gjithë të tjerët’, vetëm se kishte shtëpi të kukullave me përmasa gjigante (Foto)

Mbretëresha Elizabetë ishte fëmijë si ‘gjithë të tjerët’, vetëm se kishte shtëpi të kukullave me përmasa gjigante (Foto)

Imazhet e shpërndara së fundmi, e tregojnë Princeshën Elizabetë si fëmijë, teksa luante para shtëpisë së kukullave, bashkë më motrën Margaret gjatë viteve 1930-të.

Këtë shtëpi në miniaturë, por me përmasa të mëdha, ia kishin dhuruar asaj ‘populli i Wales’ më 1932 për ditëlindjen e gjashtë, transmeton Telegrafi.


Në atë kohë, çelësat i ishin dorëzuar nënës së saj Dukeshës së York, ndërsa imazhet e shfaqura së fundmi, e tregojnë teksa luante përjashta me motrën. Madje, disa prej tyre, tregojnë edhe ecurinë e ndërtimit, si dhe maketin se si duket nga afër.

Objekti që është sa dy të tretat e një vile mesatare, është i gjatë shtatë metra dhe i gjerë dy metra e gjysmë, ndërsa në dhoma lartësia arrin deri në një metër e gjysmë. Atë e kanë vendosur në pjesën e pasme të kopshtit të kështjellës në Windsor, ku qëndron edhe sot e kësaj dite, në gjendje shumë të mirë.

Shtëpia e kukullave me përmasa të njerëzve normal, ishte dizajnuar dhe krijuar si simbol dhe nga dashuria e populli të Wales për princeshën e vogël, e cila në atë kohë as që pritej se ndonjëherë do vendosej në krye të mbretërisë.

Me kohë, shtëpiza është rinovuar dhe u shfrytëzua nga shumë fëmijë të mbretërisë, ndërsa pritet të jetë aty për të luajtur edhe princërit që do i sjellin Harry dhe Megan.

Më poshtë mund t’i shihni disa prej imazheve, përfshirë edhe një ku shfaqet Princesha Beatrice, si pjesë e një emisioni, ku tregonte se si e ka kaluar fëmijërinë. Që ngjashëm si ajo e Mbretëreshës Elizabetë, ishte ‘njëjtë sikur e të gjithë të tjerëve’. /Telegrafi/