LAJMI I FUNDIT:

Mbretëresha e elasticitetit: Njihuni me gruan e “gomës”, që me akrobacionet e saj fiton mbi 8 mijë euro për një orë (Foto/Video)

Mbretëresha e elasticitetit: Njihuni me gruan e “gomës”, që me akrobacionet e saj fiton mbi 8 mijë euro për një orë (Foto/Video)

Shemika Charles ushtron gjashtë orë në ditë, vetëm dhe vetëm që trupi i saj të jetë në formën më të mirë të mundshme. Ajo udhëton nëpër Amerikë dhe dhuron spektakël së bashku me anëtarët e familjes.

Ushtrimet që i realizon gjatë spektakleve i shkaktojnë dhimbje të mëdha në gjithë trupin, dhe për këtë ka nevojë që të paktën një herë në javë t’i nënshtrohet masazheve unike, transmeton Telegrafi.


Karrierën dhe talentin e saj e zbuloi kur ishte 14-vjeçe. Edhe pse e vetëdijshme që ushtrimet që i praktikon ia rrezikojnë jetën, por ajo assesi nuk dëshiron të heq dorë nga kjo mënyrë e jetës.

Ajo fiton 2.300 dollarë për 15 minuta spektakël, që do të thotë se ajo brenda një ore i grumbullon plot 9 mijë dollarë.

Shemika thotë se i duhet të jetë shumë e kujdesshme gjatë akrobacioneve, pasi është në pyetja shpina një nga pjesët më të ndjeshme të trupit, dhe se për këtë gjithashtu i nevojitet përqendrim pasi çdo gabim më i vogli i shkakton dhimbje të mëdha.

Shemika mban titullin e “Mbretëreshës se elasticitetit” për talentin e saj të jashtëzakonshëm.

Ajo ka postuar videon e saj më të re duke realizuar akrobacione në aeroport, ku arrin të futet nën karrige pa u mbajtur me duar. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=5F_kqInSNoQ