Shumë lojtarë kanë luajtur për të dy skuadrat, si Real Madrid dhe Liverpool, por dy kanë dhënë shumë për të dy fanellat.

Bëhet fjalë për Xabi Alonson dhe Alvaro Arbeloan.


Ish-mbrojtësi Arbeloa, para ndeshjes kthyese të Liverpoolit, kishte kërkuar që këto dy klube të luajnë në finale.

GettyImages 83936107 Alonso e Arbeloa duke festuar . (Photo by Clive Brunskill/Getty Images)

"Unë nuk do të doja asgjë më shumë se një finale mes dy klubeve më të mira në botë: Real Madrid dhe Liverpool", kishte shkuar ai.

"Forca Liverpool! Le ta bëjmë!".

Arbeloa njihet s fans i flaktë i Real Madridit, ku nuk mungojnë përkrahjet në çdo ndeshje.

GettyImages 129567233 Dyshja sa ishin te Reali . (Photo by Denis Doyle/Getty Images)

Arbeloa nuk kishte arritur ta fitonte Ligën e Kampionëve me Liverpoolin,  gjë që e bëri Alonso.

Ai ka kujtime të mëdha me Liverpoolin, ku fitoi në Stamboll, ndërsa me Realin e fitoi në Lisbonë.

GettyImages 99304483 Alvaro Arbeloa dhe Xabi Alonso, kanë miqësi të madhe . (Photo by Clive Brunskill/Getty Images)

Arbeloa e ka humbur një finale me Liverpoolin, ku qëndroi dy vite, ndërsa i fitoi dy me Real Madridin.

Për të dy, 26 maj paraqet një ditë kur thjesht nuk mund të humbasin. /Telegrafi/

telegrafi sport app