LAJMI I FUNDIT:

Mbrëmë u hap ekspozita për ‘Nënë Terezën’

Mbrëmë u hap ekspozita për ‘Nënë Terezën’

Në Manastir mbrëmë në kuadër të Konferencës së katërt botërore për dialog ndërfetar dhe ndërcivilizues, ministrja e Kulturës, Elizabeta Kançeska Milevska e hapi ekspozitën për “Nëna Tereza’ , e cila u prezantua edhe në Romë me rastin kanonizimin e Nënë Terezës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ministrja Kançeska Milevska theksoi se ekspozita ka simbolikë të madhe sepse pikërisht Nënë Tereza, tërë jetën e vet i’a kushtoi nxitjes së vlerave më të bukura dhe më humane tek njerëzit, mëshirës, dashurisë ndaj njerëzve.


Ekspozita përmban disa tërësi tematike, panoa në të cilat janë ilustruar fotografi mbresëlënëse, dokumente dhe tekst narrativ i shoqëruar me mendimet më të thella të Nënës Terezë, eksponate të cilat i prezantojnë fëmijërinë dhe rininë e Nënë Terezës, familjen dhe miqtë e afërt.

Shtëpia përkujtimore e Nënë Terezës në 7 vitet e fundit, siç tha Milevska, e vizituan mbi 800.000 vizitorë nga e mbarë bota, ndërkaq së shpejti do të ndërtohet edhe një përmendore e Nënës së beatifikuar, kompozicion në skulpturë që do të përkujtojë për punën e humanistes së madhe, jetës së saj që është shembull dhe burim frymëzimi dhe inspirimi. /Telegrafi/