LAJMI I FUNDIT:

MBPEU: Mjetet për IPARD 2 nuk janë zvogëluar

MBPEU: Mjetet për IPARD 2 nuk janë zvogëluar

Mjetet për IPARD 2 nuk janë zvogëluar krahasuar me IPARD 1. Buxheti është më i vogël dhe arrin 60,3 milionë euro, por, përveç kësaj shume, Maqedonisë i janë miratuar 36 milionë shtesë për investime strukturore në bujqësi ose gjithsej rreth 100 milionë euro, thonë nga Ministria e bujqësisë, pylltarisë dhe ekonomisë së ujërave, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Sipas udhëheqësit të sektorit për IPARD të ministrisë së bujqësisë, Maja Brajoviq nga Agjencia Pagesore, sektori i bujqësisë në periudhën programuese të vitit 2014-2020 nuk është shkurtuar, por përkundrazi, ka pak më shumë mjete nga IPARD 1.


Sipas udhëheqëses së Sektorit për IPARD në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Biljana Kostovska, mbështetja nga BE tani planifikohet në mënyrë sektoriale. Kjo nënkupton se përveç arritjeve të standardeve për bujqësi bashkëkohore, siç është parashikuar me IPARD 1, i nevojshëm është edhe realizimi i parakushteve themelore – konsolidimi i tokës, themelimi i kooperativave, rrjeti sekondar për ujitje.

“Buxheti nga IPARD 2 është ndoshta më i vogël krahasuar me IPARD 1, por kjo nuk do të thotë se është zvogëluar, sepse tani me programin e ardhshëm janë planifikuar projekte strukturore për të cilin janë miratuar mjete shtesë”, ka theksuar Kostovska duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.

“Paratë nga IPARD 1, i cili u projektua në 85 milionë euro për periudhën e vitit 2007-2013, janë ndarë vit për viti, ndërsa tani, me IPARD 2 lëshohen përnjëherë”, ka thënë Kostovska. “Nëse shihet se i shfrytëzojmë mirë, ekziston mundësi të marrin mjete shtesë” ka shtuar ajo

IPARD Sektori sot i prezantoi rezultatet nga projekti i BE “Njohje me IPARD masat e reja – lider dhe shërbime këshillëdhënëse” i cili është zbatuar 18 muaj me 908.750 euro mbështetje nga B. Masat lider dhe shërbimet këshillëdhënëse praktikisht janë gatishmëri teknike e institucioneve tona për shfrytëzim më efikas të IPARD mjeteve përmes ndihmës së fermerëve gjatë përgatitjes së projekteve dhe nxitje të popullatës lokale për pjesëmarrje më të madhe në zhvillimin rural./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori