LAJMI I FUNDIT:

Mblidhet sot Kuvendi i Shqipërisë, në fokus mandati i Xhaçkës dhe komisioni i “Dezinformimit”

Mblidhet sot Kuvendi i Shqipërisë, në fokus mandati i Xhaçkës dhe komisioni i “Dezinformimit”

Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet sot në seancën e radhës plenare. Në rendin e ditës janë parashikuar 14 pika, ku mes tyre janë disa projektligje, projektvendime, si edhe raporti vjetor i Këshillit Kombëtar të Integrimit Evropian.

Pjesë e pikave të rendit të ditës do të jetë dhe votimi i raportit për mandatin e deputetes socialiste Olta Xhaçka, nëse mandati i saj do të shkojë për verifikim në Gjykatën Kushtetuese, siç është dhe kërkesa e paraqitur nga opozita.


Pritet vendimi i socialistëve, pasi në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve nuk u dol me një vendim, por çështja u kalua për votim në seancën plenare të së enjtes.

Po ashtu, gjatë seancës së sotme plenare pritet të votohet edhe ngritja e komisionit të posaçëm parlamentar “Për të koordinuar dhe mbikëqyrur të gjitha veprimet institucionale për të luftuar dezinformimin dhe format e tjera të ndërhyrjes së huaj në proceset demokratike të vendit”. /Telegrafi/