LAJMI I FUNDIT:

Mbledhje e Komitetit për Menaxhim me Kriza, u diskutua për situatën në Tetovë

Mbledhje e Komitetit për Menaxhim me Kriza, u diskutua për situatën në Tetovë

Mbrëmë është mbajtur mbledhja e Komitetit drejtues për bashkërendimin dhe menaxhimin me sistemin e menaxhimit me kriza, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në këtë mbledhje është diskutuar për situatën në terren pas të reshurave të dendura të shiut që kanë shkaktuar përmbytje në rajonin e Tetovës, si edhe për masat që duhet ndërmarrë për tejkalimin e kësaj gjendje.


Sipas AIM-së, seanca është udhëhequr nga ministri i MPB-së, Oliver Spasovski, ndërkaq është vendosur që Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim, në bashkëpunim me komunën e Tetovës dhe shtabin rajonal për menaxhim me kriza, të ndërmarrin masa të menjëhershme për sanimin dhe pastrimin e terrenit të përfshirë nga përmbytjet.

Në këtë aksion kërkohet përfshirja edhe e Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve. Gjithashtu, komuna e Tetovës duhet që të kërkojë ndihmë nga komunat afër që të vihet në shërbim mekanizmi për pastrimin e terrenit të përfshirë nga përmbytjet për të normalizuar situatën./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Sesioni pranveror i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, Kosova më 27 maj në agjendë, Hyseni: Presim epilog pozitiv

Sesioni pranveror i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, Kosova më 27 maj në agjendë, Hyseni: Presim epilog pozitiv

Besnike Salihu
Ministri shqiptar i Mbrojtjes prezanton makinën e parë të blinduar ushtarake “Made in Albania”

Ministri shqiptar i Mbrojtjes prezanton makinën e parë të blinduar ushtarake “Made in Albania”

Lajme
Gazetarja: Turistët nga Kosova

Gazetarja: Turistët nga Kosova "braktisin" Durrësin, shtohen rezervimet nga vendet e BE-së dhe Britania

Lajme
Parashikimi i motit për fundjavë

Parashikimi i motit për fundjavë

Lajme
Nga Tirana drejt botës: Pse qytetarët e Malit të Zi zgjedhin aeroportin “Nënë Tereza”?

Nga Tirana drejt botës: Pse qytetarët e Malit të Zi zgjedhin aeroportin “Nënë Tereza”?

Lajme
QKMK u bën thirrje qytetarëve t’i shmangen qarkullimit përmes pikave kufitare me Serbinë, të shtunën protestohet në territorin serb

QKMK u bën thirrje qytetarëve t’i shmangen qarkullimit përmes pikave kufitare me Serbinë, të shtunën protestohet në territorin serb

Lajme
Kalo në kategori