LAJMI I FUNDIT:

Mbledhja e përbashkët e qeverive Shqipëri-Mal i Zi, Rama pritet me nderime shtetërore në Podgoricë

Mbledhja e përbashkët e qeverive Shqipëri-Mal i Zi, Rama pritet me nderime shtetërore në Podgoricë

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama është pritur sot me nderime shtetërore gjatë vizitës së tij në Podgoricë, ku pritet të mbahet sot mbledhja e përbashkët mes dy qeverive të vendeve fqinje.

Kjo shënon dhe mbledhjen e dytë të qeverive mes dy vendeve fqinje.


Mbledhja e përbashkët në kryeqytetin malazez Dritan Abazoviq do t’i hapë rrugë ndërtimit të një dogane të re në Shën Nikollë-Pulaj dhe një ure mbi lumin e Bunës që do të afrojë dy vendet.

Këto janë 2 prej 9 marrëveshjeve që do të firmosen nga Rama e Abazoviq.

Të tjerat që do të nënshkruhen nga ministrat respektivë përfshijnë memorandume në fushën e energjsë, mbrojtjes, peshkimit, bujqësisë, arsimit, sportit e kulturës.

Fqinjësia e mirë me Malin e Zi është bërë shkas që edhe më herët të bashkpëunohet për ndërtimin e infrastrukturës në rrugë, hekurudhë, mbrojtjen e gjuhës shqipe apo njohjen e ndërsjellë të lejeve të drejtimit.

Megjithë raportet e ngushta, Mali i Zi nuk e ka përqafuar ende nismën e Ballkanit të Hapur, ku palë janë bërë deri më tani Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut. /Telegrafi/