LAJMI I FUNDIT:

Mbledhja e Komitetit për Koordinim dhe Vlerësim, kërkohet që të vendosen masa që ngadalësojnë rritjen e rasteve me COVID-19

Mbledhja e Komitetit për Koordinim dhe Vlerësim, kërkohet që të vendosen masa që ngadalësojnë rritjen e rasteve me COVID-19

Pas rritjes së ndjeshme të rasteve pozitive me COVID-19 gjatë ditëve të fundit, sot është mbajtur mbledhja e Komitetit për koordinim dhe vlerësim të situatës me pandeminë.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka konfirmuar se pothuajse të gjitha këto raste janë të variantit Omicron, i cili përhapet jashtëzakonisht shpejt dhe lehtë në krahasim me variantet e mëparshme të virusit Corona.

Varianti i ri i virusit Corona kërkon përditësim të masave bazuar në të dhëna, tha kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në hapje të takimit.


Për shkak të natyrës jashtëzakonisht ngjitëse të variantit Omicron, rritja e rasteve, të paktën për një kohë, ishte e pashmangshme. Prandaj, kryeministri kërkoi nga ky Komitet, që masat e vendosura ta kenë si qëllim kryesor ngadalësimin e rritjes së rasteve.

“Ngadalësimi i rritjes së numrit të rasteve do të sigurojë që funksionimi i sistemit shëndetësor të mos rrezikohet nga një fluks i madh dhe i përnjëhershëm i pacientëve nëpër spitale, apo nga mungesa e punonjësve shëndetësorë të infektuar. Po ashtu, një ngadalësim i tillë do t’u japë kohë qytetarëve që të vaksinohen sa më masivisht, qoftë me dy dozat e para, qoftë me dozën përforcuese. Kjo do t’iu ofrojë mbrojtjen prej infektimit apo sëmundjes së rëndë, si dhe do ta ndihmojë Kosovën në tërësi, që të kalojë sa më shpejt valën aktuale dhe me sa më pak pasoja”, thuhet në njoftimin e bërë nga Zyra e Kryeministrit.

Përfundon takimi i Komitetit për Koordinim dhe Vlerësim, lokalet pritet të mbyllen në ora 22:00
Lexo po ashtu Përfundon takimi i Komitetit për Koordinim dhe Vlerësim, lokalet pritet të mbyllen në ora 22:00

Nga ky takim u bë thirrje për qytetarët, që të mos nënvlerësohet varianti Omicron.

“Të gjitha informatat nga vendet e tjera dëshmojnë qartë dhe pa asnjë dyshim, se ky variant mund të shkaktojë sëmundje të rëndë dhe humbje jete, sidomos mes personave të pavaksinuar dhe, deri diku, edhe mes atyre që nuk kanë marrë dozën përforcuese”, vijon njoftimi.

Pas takimit, ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi ka deklaruar se janë duke biseduar për masa të reja kufizuese, ku po shqyrtohet mbyllja e lokaleve në ora 22:00, transmeton Telegrafi.

Për situatën me COVID-19 ka folur edhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ku ditët e fundit disa shkolla në vend kanë kaluar në skenarin C të mësimit, atë online.

Ajo tha se janë të interesuar që shkollat të mbahen të hapura.

Ministrja tha se do të mblidhet Task-forca e kësaj ministrie dhe do të diskutohet për situatën e krijuar. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Numërohen 90.37 për qind e votave me postë

​Numërohen 90.37 për qind e votave me postë

Lajme
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Rëndësia e të ushqyerit shëndetshëm, roli i vitaminave dhe mineraleve – flet nutricistja Rexhepi

Rëndësia e të ushqyerit shëndetshëm, roli i vitaminave dhe mineraleve – flet nutricistja Rexhepi

Shëndetësi
Nën dyshimin se një burrë ka grisur Kuranin në Prizren, policia nis hetimet

Nën dyshimin se një burrë ka grisur Kuranin në Prizren, policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Kalo në kategori