LAJMI I FUNDIT:

Mbledhja e dy qeverive në Prishtinë – sot do të ketë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit në disa rrugë

Mbledhja e dy qeverive në Prishtinë – sot do të ketë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit në disa rrugë

Sot në Prishtinë do të mbahet mbledhja e tetë e përbashkët në mes Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Shqipërisë.

Mes të dy qeverive pritet të nënshkruhen disa marrëveshje në fushën e drejtësisë, arsimit, bujqësisë, infrastrukturës, turizmit dhe sigurisë publike.


Sipas agjendës të publikuar tashmë, delegacioni i Qeverisë së Shqipërisë do të arrij në orën 10:45 në vendin ku edhe do të mbahet mbledhja.

Pas tij, në orën 11:00 do të arrij kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Hapja e sesionit plenar të mbledhjes në mes dy Qeverive do të nis në orën 11:15, ku ministrave fillimisht do tu drejtohet kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e pas tij edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Pas kësaj do të bëhet prezantim mbi infrastrukturën portuale dhe hekurudhore kombëtare në funksion të tregut të përbashkët kombëtar dhe katër lirive ekonomike: Projekti i Portit të ri tregtar në Porto Romano, integrimi me hekurudhën Durrës – Prishtinë, dhe Porti i Thatë në Kosovë.

Mbledhja e dy qeverive në Prishtinë, policia njofton se sot e nesër do të ketë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit në disa rrugë
Lexo po ashtu Mbledhja e dy qeverive në Prishtinë, policia njofton se sot e nesër do të ketë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit në disa rrugë

Në orën 12:30 është paraparë të bëhet nënshkrimi i marrëveshjeve qeveritare, e ku më pas do të ketë edhe konferencë të përbashkët nga të dy kryeministrat.

E për shkak të kësaj mbledhje, Policia e Kosovës ka njoftuarse do të kujdeset për ofrimin e sigurisë dhe mbajtjen e rendit e qetësisë publike.

Policia gjithashtu njofton se sot do të ketë ndërprerje të përkohshme në intervale të shkurta kohore të qarkullimit të trafikut.

“Në kohën e ardhjes së përfaqësuesve shtetërorë nga Shqipëria, për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës zyrtare nën përcjellje dhe sigurim, Policia e Kosovës, sot në orët e pasdites (19.06.2022) dhe nesër (20.06.2022) sipas itinerarit të lëvizjes së personaliteteve/delegacioneve do të bëjë ndërprerje të përkohshme në intervale të shkurta kohore të qarkullimit të trafikut në disa segmente rrugore ku pritet të kalojnë delegacionet”, thuhet në njoftim.

Deri më tani janë mbajtur shtatë mbledhje të përbashkëta mes Kosovës dhe Shqipërisë, ku janë nënshkruar mbi 100 marrëveshje mes dy shteteve.

Mbledhja e fundit e qeverive Kosovë-Shqipëri u mbajt më 26 nëntor 2021, e cila përfundoi me firmosjen e 13 marrëveshjeve. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë

Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë

Lajme
Kalo në kategori