LAJMI I FUNDIT:

Mbledhja e 43-të e Qeverisë, këto janë të gjitha vendimet që u miratuan sot

Mbledhja e 43-të e Qeverisë, këto janë të gjitha vendimet që u miratuan sot

Qeveria e Kosovës nën drejtimin e Kryeministrit Avdullah Hoti ka zhvilluar sot mbledhjen e rregullt, të 43-tën me radhë, në të cilën ka miratuar projektligje, vendime dhe dokumente tjera të fushave të saj të përgjegjësisë kushtetuese dhe ligjore.

Në kuadër të kësaj mbledhje është miratuar vendimi për t’i proceduar Kuvendit të Republikës së Kosovës mendimin për nismën legjislative për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për statusin dhe të drejtat e dëshmorëve, invalidëve, veteranëve, pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, viktimave civile dhe familjeve të tyre.

Më poshtë mund të lexoni të gjitha vendimet që janë marrë në këtë mbledhje:

Me vendimin e parë të miratuar sot nga kabineti qeveritar është bërë ndryshimi dhe plotësimi i Programit Legjislativ të vitit 2020, sipas të cilit shtyhet afati i miratimit në Qeveri i Projektligjit për Partneritetin Publiko-Privat (MF), Projektligjit për Financat e Pushtetit Lokal (MF), Projektligjit për Lotarinë e Kosovës (MF), dhe Projektligjit për Borxhin Publik (MF). Ndërsa, tërhiqen nga Programi Legjislativ për vitin 2020 të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe barten për vitin 2021 Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit Doganor dhe të Akcizave; Projektligji për Agjencinë e Tatimeve dhe Doganës; Projektligji për Administratën Tatimore dhe Procedurat; Projektligji për Institucionet Mikrofinanciare dhe Institucionet Financiare jo Bankare; Projektligji për Tatim në të Ardhurat Personale; dhe Projektligji për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar.

Qeveria e Republikës së Kosovës, ka miratuar vendimin për t’i proceduar Kuvendit të Republikës së Kosovës mendimin për nismën legjislative për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për statusin dhe të drejtat e dëshmorëve, invalidëve, veteranëve, pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, viktimave civile dhe familjeve të tyre. Në mendimin e Qeverisë thuhet se nisma e propozuar legjislative nuk përcakton periudhën kohore për fillimin e llogaritjes së kontributit për lirin e vendit. Gjendja e krijuar socio-ekonomike nga vështirësitë buxhetore nëpër të cilat është duke kaluar vendi ynë nga pandemia e COVID-19, dhe pasi që nuk është bërë identifikimi i burimeve të financimit për mbulimin e kostos buxhetore, Qeveria e Republikë së Kosovës rekomandon që deri në krijimin e rrethanave të reja më të favorshme buxhetore, një nismë e këtillë ligjore të mos aprovohet nga ana e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Miratimin e Qeverisë e ka marrë edhe Projektligji për aktet juridike. Ky Projektligj ka për qëllim përcaktimin e llojeve dhe të hierarkisë së akteve juridike në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Gjithashtu përcaktohen edhe parimet dhe standardet e hartimit, miratimit, korrigjimit, publikimit dhe zbatimit të akteve juridike.

Edhe Projektligji për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Agjencinë Kosovare për Krahasimin dhe Verifikimin e Pronës ka marr miratimin nga Qeveria. Ky projektligj adreson të gjeturat e Avokatit të Popullit lidhur me zbatimin e Ligjit për Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës si dhe përmbushë obligimet e dala nga Strategjia Kombëtare për të drejtat pronësore për adresimin e informalitetit në shkallë të gjerë.

Është miratuar edhe Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për letërnjoftimin. Ndryshimet do të përcaktojnë rregullat ligjore të lëshimit të letërnjoftimit, pajisja me letërnjoftim për të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës, organin kompetent, procedurën e lëshimit të letërnjoftimit si dhe përcaktimin e vlefshmërisë së tij.

Miratohet Rregullorja për metodologjinë e hartimit të vlerësimit të rrezikshmërisë, sipas së cilës do të hartohet vlerësimi i rrezikshmërisë së popullatës, të mirave materiale dhe kulturore nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë tjera. Rregullorja përcakton bartësit dhe pjesëmarrësit e hartimit të vlerësimit si dhe procedurat për hartim dhe miratim të këtij vlerësimi.

Është ndryshuar dhe plotësuar Vendimi i Qeverisë i datës 30.04.2020 për emërimin e anëtarëve të Bordit Drejtues të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë. Sipas këtij ndryshimi në vend të z. Valdet Gjinovci, emërohet z. Naser Krasniqi nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë-AUV.

Edhe ndryshimi dhe plotësimi i Vendimit të Qeverisë i datës 30.04.2020 për emërimin e anëtarëve të Këshillit Shkencor të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, është miratuar në mbledhjen e sotme, ku në vend të z. Imer Haziri është emëruar znj. Rreze GECAJ nga Fakulteti i Bujqërisë dhe Veterinarisë -FBV.

Një vendim i veçantë ndryshimi dhe plotësimi i Vendimit të Qeverisë të datës 19.05.2020 për emërimin e anëtarëve të Këshillit Shkencor të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë është miratuar nga kabineti qeveritar. Sipas këtij vendimi në vend të z. Imer Rusinovci është emëruar z. Sali Aliu nga Fakulteti i Bujqërisë dhe Veterinarisë –FBV.

Pas shqyrtimit nga kabineti qeveritar është miratuar vendimi për miratimin e Buxhetit për vitin 2021 për Komunën e Novobërdës, pasi i njëjti është miratuar nga Kuvendi Komunal. Vendimi do t’i bashkëngjitet tabelave të Buxhetit 2021 dhe do t’i procedohet Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Me kërkesë të Ministrisë së Shëndetësisë është miratuar vendimi për transferim të mjeteve nga kategoria “Mallra dhe shërbime” në kategorinë “Shpenzime kapitale” në shumën prej një milion e njëqind e nëntëdhjetë e katër mijë e pesëqind e pesëdhjetë euro (1,194,550). Këto mjete transferohen në shërbimet përkatëse farmaceutike në projektin “Pajisje mjekësore” ku do të shtohet burimi i financimit të huamarrjes për arsye të situatës së krijuar nga pandemia COVID-19 për pajisje speciale mjekësore për nevojat e SHSKUK.

Kabineti qeveritar ka themeluar Komisionin ekzekutiv për reformën në fushën e inspektimeve në këtë përbërje:

Zëvendëskryeministri i parë/ kryesues;
Ministri i MTI-së/ zëvendës kryesues;
Ministri i MPB-së/ anëtar;
Sekretari i Përgjithshëm, MAPL/ anëtar;
Drejtori i Zyrës për Planifikim Strategjik, ZKM/ anëtar;
Drejtori i Zyrës Ligjore, ZKM/ anëtarë;
Drejtori i Departamentit Ligjor, MTI/ anëtar
Drejtori i Departamentit të Buxhetit, MF/ anëtar;
Drejtori i Departamentit Ligjor, MAPL/ anëtar.

Ky Komision do të koordinojë, drejtojë dhe mbikëqyrë aktivitetet organeve të ndryshme qeveritare që ndërlidhen me reformën e fushës së inspektimeve si një proces me interes nacional.

Pas shqyrtimit të kërkesës të Kuvendit Komunal të Vushtrrisë, lidhur me themelimin e ndërmarrjes publike komunale “Përparimi” sh.a , mbështetur në legjislacionin në fuqi për ndërmarrje publike dhe Rregulloren mbi kriteret për krijimin e ndërmarrjeve publike lokale dhe pjesëmarrja e komunave në bordet e drejtorëve të ndërmarrjeve rajonale të ujit, Qeveria ka miratuar vendimin që të autorizojë themelimin e Ndërmarrjes Publike komunale “Përparimi” sh.a. me aksionarë të vetëm Komunën e Vushtrrisë.

Miratimin për shqyrtim të mëtejmë e ka marr nga kabineti qeveritar kërkesa për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme të pronarëve dhe zotëruesve të interesit të pronave të cilat preken nga realizimi i projektit për zgjerimin e rrugës nacionale N2, segmenti “Hyrja në Qytetin e Prishtinës” në Veternik.

Aprovimin e kabinetit Qeveritar e ka marr edhe nisma për nënshkrimin e Marrëveshjes për bashkëpunim ekonomik ndërmjet Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë të Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Tregtisë së Republikës Popullore të Bangladeshit në fushat e tregtisë, industrisë, bujqësisë, transportit, telekomunikacionit/TIK, turizmit, arsimit, sportit, shëndetësisë, investimeve, e të ngjashme.

Është shqyrtuar dhe miratuar Drafti i raportit mbi nivelin e ekzekutimit të projekteve të huamarrjes. Sipas këtij Raporti në datën 30 shtator 2020 borxhi publik ishte 1,341.72 milion euro, pres të cilave 407.25 milionë euro ishte borxhi ndërkombëtar dhe 934.47 milionë borxhi i brendshëm. Në raport me Bruto Produktin Vendor borxhi është 19.87 për qind, duke përfshirë edhe garancionet në vlerë prej 41.65 milionë eurove. Borxhi nënkupton shumën e përgjithshme të marrëveshjeve ndërkombëtare të miratuara në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Me miratimin e Rregullores për klasifikimin e vendeve të punës në shërbimin civil, mundësohet zbatimi i Ligjit për Zyrtarët Publikë dhe krijon infrastrukturë ligjore për klasifikimin e vendeve te punës në zbatim të tij. Me këtë Projekt Rregullore përcaktohen klasat për secilën kategori të shërbimit civil, emërtesat e pozitave për çdo klasë, përshkrimin e përgjithshëm për secilën kategori dhe klasë, procedurën dhe metodologjinë e klasifikimit të pozitave të punës dhe ndarjen e grupeve të administrimit të përgjithshëm dhe administrimit të veçantë në shërbimin civil të Kosovës. Kategoritë e pozitave në shërbimin civil në zbatim te Ligjit për Zyrtaret Publikë janë: Kategoria e Lartë Drejtuese, Kategoria e Mesme Drejtuese, Kategoria e Ulët Drejtuese dhe Kategoria Profesionale. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Siguri
Kalo në kategori