LAJMI I FUNDIT:

Mbipesha në shtatzëni çon në lindje të parakohshme

Mbipesha në shtatzëni çon në lindje të parakohshme

Lindjet e parakohshme janë një dukuri e cila po shfaqet së tepërmi kohët e fundit dhe ndër faktorët e ndryshëm që i shkaktojnë ato disa janë të njohur dhe të tjerë janë ende të panjohur.

Një nga këto duket se është zbuluar së fundmi sipas një studimi të publikuar në revistën “Epidemiologjia”, i cili tregon sesi problemi i lindjeve të parakohshme është i lidhur direkt me mbi apo nënpeshën para apo gjatë shtatzënisë.

Sipas studiuesve në Universitetin e Bostonit, një shtim në peshë që shkon përtej udhëzimeve të mjekut, mund të vërë në rrezik lindjet e parakohshme.

Sipas shkencës, një fëmijë i lindur para javës së 37 të shtatzënisë, konsiderohet si lindje e parakohshme.

Shkencëtarët analizuan të dhënat nga 1.000 nëna që lindin para kohe, në krahasim me 7 mijë të tjera që kanë përfunduar në kohë shtatzëninë.

Nga të dhënat e mbledhura u gjet se obesiteti e rrit ndjeshëm rrezikun e lindjes para kohe.

“Të dhënat tona sugjerojnë se kjo është veçanërisht e rëndësishme për femrat e trasha dhe se ato duhet të pakësojnë rrezikun e lindjes së parakohshme të bebit të tyre me rënien në peshë”,  tha autori i studimit Lauren A. profesor i epidemiologjisë në Universitetin e Bostonit.