Gjermania synon të sjellë punëtorë të huaj sa më shpejt që të jetë e mundur për të lehtësuar aeroportet e mbingarkuara nga mungesat e personelit gjatë sezonit të verës.
Punëtorët e përkohshëm, të cilëve do t’u ofrohet akomodim dhe një pagë standarde, do të duhet të kryejnë të njëjtat kontrolle sigurie dhe besueshmërie si pjesa tjetër e personelit, si mbajtësit e bagazheve. Këto kontrolle në përgjithësi zgjasin rreth dy javë.
Udhëtarët në të gjithë Evropën po përballen me radhë të gjata këtë verë, pasi kërkesa për udhëtime është rikthyer plotësisht pas izolimeve të pandemisë COVID-19. Aeroportet dhe linjat ajrore po hasin probleme me mbajtjen e një numri të mjaftueshëm të punonjësve të për të përballuar krizën.
Sipas Shoqatës së Aeroportit ADV, rreth një në pesë vende pune në fushën e sigurisë, të check-in dhe në mirëmbajtjen e avionëve është vakant.
Aeroportet pritet të shpallin nevojat e tyre të sakta në ditët në vijim, por kreu i shoqatës ABL të punonjësve të transportit të avionëve pret që të nevojiten rreth 1,000 deri në 2,000 punëtorë për tre muaj, me shumë gjasa duke filluar nga gushti.
“Një afat kohor prej maksimumi gjashtë muajsh deri në fund të vitit do të kishte qenë një ide e mirë. Nuk ka për ta zgjidhur problemin, por sigurisht që do të ndihmojë”, tha Thomas Richter.
Nga ana tjetër, dëshira për të sjellë sa më shpejt punëtorë shtesë nga jashtë përballet me nevojën për të garantuar sigurinë e aeroporteve, me ministren e Brendshme, Nancy Faeser e cila theksoi se nuk do të kishte tolerime në këtë drejtim.
Andreas Rosskopf, kryetari i sindikatës së policisë së Gjermanisë, tha se punëtorët e huaj të saporekrutuar mund të përdoren për punë të tilla si mbajtja e bagazheve, por paralajmëroi kundër përpjekjeve për t’i vendosur ata në pozicione që kërkojnë siguri shtesë.
“Ne po flasim për njerëz që duhet të kontrollohen intensivisht dhe të informohen për sa i përket sigurisë. Kjo kërkon një kohë të caktuar”, tha Rosskopf. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga 26 Qershori, PrishtinaTicket shton dhe një destinacion të ri!
Shijo detin e krejt stinëve në “Holiday In 2”
Nga pushimet e punëtorëve e deri tek menaxhimi i inventarit - përmes AveHR mund t’i digjitalizoni Burimet Njerëzore
Nagip Krasniqi shkarkohet nga pozita e kryeshefit të KEK-ut
Saktësi, efikasitet dhe rehati - Ultratingulli revolucionar SonoMax 9
Mesazhet iraniane ulën çmimet e naftës në tregun botëror
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën