LAJMI I FUNDIT:

I mbijetuari i Masakrës së Mejës tregon për provat që ka gjetur në vendin ku iu tha se janë vrarë familjarët e tij

I mbijetuari i Masakrës së Mejës tregon për provat që ka gjetur në vendin ku iu tha se janë vrarë familjarët e tij

I mbijetuari i Masakrës së Mejës, Lush Krasniqi, ka folur për provat që ka gjetur në vendin ku dyshohet se janë vrarë dy vëllezërit e tij, xhaxhai dhe një tjetër banor i fshatit.

Krasniqi ka thënë se pasi është kthyer në shtëpi, pas luftës kishte filluar kërkimin e vëllezërve dhe xhaxhait të tij, për të cilët nuk kishte informacione se ku ishin.


Ai ka thënë se kishte marrë informacione për një person, i quajtur Musa që ai ishte urdhëruar që të merrte kufoma dhe t’i varroste ku kanë dhënë direktiva serbët.

“I thash kam dëgjuar se ke marrë vëllain tim Pashkun me disa njerëz tjerë në një vend të caktuar dhe di për fatin e tyre. Më ka thënë ngushëllime, dhe ka thënë se Pashkun e ka njohur. Me tha se bashkë me të edhe tre tjerë i kam marrë. Ishin dy vëllezërit e mi dhe axhën”, ka thënë Krasniqi.

Tutje ai thotë se bashkë me personin në fjalë kanë shkuar në vendin ku dyshohej se ishin vrarë vëllezërit, xhaxhanë i tij dhe një banor tjetër.

“E kemi marrë me makinë dhe diku mbi Korenicë na ka udhëzuar deri ku te shkonim, u futëm në zonë malore dhe na tha të ndalonim. Tha këtu duhet të jetë vendi ku unë kam marrë katër njerëz të vdekur. Aty gjejmë xhemperin e vëllait Pashkut se bashkë më dy këpucët, dhe kamishin e tij personal”, ka thënë ai në emisionin “Kallxo Përnime”.

“Në vendin ku janë ekzekutuar kanë qenë dy gjurmë gjaku, dhe bari i thatë”, ka përshkruar Krasniqi.

Ai ka thënë se personin në fjalë e ka pyetur se ku i ka dërguar viktimat dhe më pas ka shkuar në vendin ku ai e ka drejtuar.

“Tha i kam dërguar në varrezat e Korenicës, është diku dy kilometra larg”, ka thënë tutje Krasniqi.

I pyetur nëse ka informacione kush e ka urdhëruar personin tjetër që t’i varrosë viktimat, Krasniqi ka thënë se personi në fjalë ka qenë nën përcjelljen e policëve serbë.

Ai thoshte kam qenë me polic, kam pas shënime për të gjithë dhe thoshte që ja kanë marrë shënimet”, është shprehur i mbijetuari i Masakrës së Mejës, Lush Krasniqi.

Ai tutje thotë se kur kanë shkuar në varreza, në varre kanë parë gjurmë të eskavatorit.

“Në varreza shihen gjurmët e eskavatorit, në rrugë ishte një grumbull me dhe që kundërmonte”, ka thënë tutje ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Vuçiq për Kosovën: Vështirë për gjithçka, situata po bëhet gjithnjë e më e ndërlikuar

Vuçiq për Kosovën: Vështirë për gjithçka, situata po bëhet gjithnjë e më e ndërlikuar

Lajme
Diskutimi në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Bakoyannis: Kosova i ka përmbushur kërkesat për anëtarësim në KiE

Diskutimi në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Bakoyannis: Kosova i ka përmbushur kërkesat për anëtarësim në KiE

Lajme
Deputeti ukrainas mbështet anëtarësimin e Kosovës më KiE, e thotë në shqip: Kosova është Evropë

Deputeti ukrainas mbështet anëtarësimin e Kosovës më KiE, e thotë në shqip: Kosova është Evropë

Lajme
Deputetja spanjolle mbështet anëtarësimin e Kosovës në KiE, Ahedo: Anëtarësimi do të forconte të drejtat e njeriut

Deputetja spanjolle mbështet anëtarësimin e Kosovës në KiE, Ahedo: Anëtarësimi do të forconte të drejtat e njeriut

Lajme
Çfarë thuhet në aktakuzën e vitit 2021 ndaj të dyshuarit për vrasjen e gruas në Pejë?

Çfarë thuhet në aktakuzën e vitit 2021 ndaj të dyshuarit për vrasjen e gruas në Pejë?

Drejtësi
Sopjani: Pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit, Serbia e ka kuptuar që ata dronë që i posedojnë nuk janë të avancuar

Sopjani: Pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit, Serbia e ka kuptuar që ata dronë që i posedojnë nuk janë të avancuar

Siguri
Kalo në kategori