LAJMI I FUNDIT:

Mbi tre milionë votues të Shqipërisë, nesër zgjedhin institucionet e reja (Video)

Mbi tre milionë votues të Shqipërisë, nesër zgjedhin institucionet e reja (Video)

Nesër, në tërë territorin e Shqipërisë mbahen zgjedhjet parlamentare, ku të drejtë vote kanë 3,452,260 votues.

Zëdhënësja e KQZ-së, Drilona Hoxhaj, tha për KosovaPress se Komisioni Qendror Zgjedhor ka bërë të gjitha përgatitjet.

“Qendra votimi janë 5362. Gjithë shqiptarët do të kenë mundësinë t’u drejtohen qendrave ku ata janë regjistruar dhe të shprehin vullnetin përmes votës. Shpeshherë pyetet për numrin e madh të zgjedhësve, por Ligji shqiptar parasheh që çdo shqiptar që ka shtetësi shqiptare, pavarësisht ku është, ka të drejtë të votojë, por votimi bëhet vetëm në Shqipëri, nuk ka të drejtë nëpërmes postës”, tha Hoxhaj.

Në këto zgjedhje që mbahen në ditën e Bajramit të Madh, garojnë 18 parti. Nesër njëkohësisht mbahen edhe zgjedhjet për kryetar të bashkisë së Kavajës.

Sipas saj, nuk pritet që nesër të dalin me rezultatet preliminare, pasi numërimi i votave fillon në momentin kur vjen kutia e fundit me vota.

Megjithatë, votat gjatë numërimit dalin në tabelën online në faqen e KQZ-së, por edhe në aplikacionin “Voto 2017” që mund të shkarkohet në të gjithë telefona dhe kompjuterë.

Qendrat e votimit pritet të hapen në orën 7:00 të mëngjesit dhe të mbyllen në orën 19:00. /KP/

Në trend Lajme

Më shumë
Nisin lëvizjet e para për njohjen e gjuhës shqipe, Google po shton Kosovën në programin e verifikimit të reklamuesve

Nisin lëvizjet e para për njohjen e gjuhës shqipe, Google po shton Kosovën në programin e verifikimit të reklamuesve

Lajme
Raketat “Javelin” pritet të arrijnë në Kosovë shumë shpejt

Raketat “Javelin” pritet të arrijnë në Kosovë shumë shpejt

Siguri
Digjen dy vetura me targa serbe në veri

Digjen dy vetura me targa serbe në veri

Kronika e Zezë
Ish-udhëheqësi i inovacionit në Mercedes Benz, Philip Gneiting: Kosova ka rini me ide të mira për startup-e

Ish-udhëheqësi i inovacionit në Mercedes Benz, Philip Gneiting: Kosova ka rini me ide të mira për startup-e

Elfije Boletini
Dënime drakonike për duhanxhinjtë: 20 mijë euro gjoba për bizneset, 200 euro për personat që pinë duhan në ambiente të mbyllura

Dënime drakonike për duhanxhinjtë: 20 mijë euro gjoba për bizneset, 200 euro për personat që pinë duhan në ambiente të mbyllura

Shëndetësi
Bajrami: Vazhdon korropsion, vetëm të premtën janë publikuar katër kontrata njëburimore në shumë 683 mijë euro

Bajrami: Vazhdon korropsion, vetëm të premtën janë publikuar katër kontrata njëburimore në shumë 683 mijë euro

Lajme
Kalo në kategori