LAJMI I FUNDIT:

Mbi një muaj nga vrasja, kufoma e argjentinases ende ndodhet në Kosovë – MD: Jemi në përmbyllje të procedurave

Mbi një muaj nga vrasja, kufoma e argjentinases ende ndodhet në Kosovë – MD: Jemi në përmbyllje të procedurave

Kufoma e shtetases argjentinase, Maria Clara Urdungaray, e cila dyshohet se u vra nga i dashuri i saj në Fushë Kosovë, ende nuk është transportuar për te familja e saj në Argjentinë.

Nga Ministria e Drejtësisë në një përgjigje me shkrim për Telegrafin kanë thënë se janë në fazën e përmbylljes së procedurave ligjore.


Po ashtu, nga ky dikaster kanë deklaruar se shpenzimet për bartjen e kufomës do të mbulohen nga Qeveria e Kosovës, ndonëse nuk është bërë e ditur shuma.

“Lidhur me pyetjet tuaja, ju informojmë se trupi i ndjerë i argjentinases ende nuk është transportuar në Argjentinë. Jemi në fazën e përmbylljes së procedurave ligjore dhe Qeveria e Kosovës do të bart shpenzimet për bartjen e kufomës”, thuhet në përgjigjen e MD-së.

U vra në Kosovë, Qeveria merr përsipër shpenzimet për bartjen e kufomës së shtetases argjentinase
Lexo po ashtu U vra në Kosovë, Qeveria merr përsipër shpenzimet për bartjen e kufomës së shtetases argjentinase

Ditë më parë, Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka vazhduar edhe për dy muaj masën e paraburgimit të dyshuarit për vrasjen e Clara Urdungaray.

Argjentinasja 27-vjeçare ka vdekur më 2 gusht pasi ka rënë nga kati i gjashtë i një hoteli në Fushë Kosovë derisa ishte me të dashurin e saj, Endrit Nika.

Ky i fundit me shtetësi zvicerane, është arrestuar nga autoritetet vendore si i dyshuar për rastin.

Facundo Urdangaray, babai i Maria Clara Urdangaray, ditë më parë ka dhënë detaje të reja për ecurinë e hetimeve.

Ai ka treguar se mjekësia ligjore ka gjetur lëndime që nuk përputhen me rënien nga lartësia, pra ato ishin të mëparshme.

Edhe pse ende nevojitet më shumë ekspertizë, kjo do ta komplikonte Endrit Nikën, të dashurin e saj 31-vjeçar, pasi rasti po hetohet si një femicid i mundshëm.

“Ata kanë gjetur shenja në trupin e vajzës sime se ka pasur lëndime të mëparshme. Mavijosje në krahët e saj. Kur një person bie nga një lartësi e tillë, ai ka lëndime të caktuara, por nëse ju shtrëngojnë fort krahët, ato lëndime nuk janë prej rënies,” ka shpjeguar Urdangaray për Radio 221 në Argjentinë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës

Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës

Lajme
Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Lajme
Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Në automjetin me targa të Serbisë, policia konfiskoi 390 kg duhan kontrabandë në Gjilan

Në automjetin me targa të Serbisë, policia konfiskoi 390 kg duhan kontrabandë në Gjilan

Lajme
Deputeti i LVV-së akuzon opozitën, Basha: Po i shtrembëron raportet ndërkombëtare për Kosovën

Deputeti i LVV-së akuzon opozitën, Basha: Po i shtrembëron raportet ndërkombëtare për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori