LAJMI I FUNDIT:

Mbi 80 për qind të respondentëve në pyetësorin e Telegrafit mendojnë se vota e LDK-së pro Vjosa Osmanit do ta përmirësonte imazhin e partisë

Mbi 80 për qind të respondentëve në pyetësorin e Telegrafit mendojnë se vota e LDK-së pro Vjosa Osmanit do ta përmirësonte imazhin e partisë
Takimi Osmani-Abdixhiku / Foto: Ridvan Slivova

Deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës do të marrin pjesë në seancën ku do të votohet për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës.

Ndërkaq, mbi 80 për qind të respondentëve të cilët kanë marrë pjesë në pyetësorin e Telegrafit, mendojnë se vota e LDK-së pro Vjosa Osmanit për presidente do ta ngriste imazhin e Lidhjes Demokratike të Kosovës.


Në këtë pyetësor ku brenda pak orëve morën pjesë 1 mijë e 500 persona, 83 për qind e tyre mendojnë se përkrahja e LDK-së për Vjosa Osmanin do ta përmirësonte imazhin e kësaj partie, teksa pjesa tjetër mendojnë që ky qëndrim nuk do ta ndihmojë përmirësimin e imazhit të partisë.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka deklaruar para medieve, pas mbledhjes që pati me deputetët e partisë së tij se i ka njoftuar ata me vendimin që kanë marrë në Kryesinë  e partisë, që LDK nuk do të bëjë obstruksione në zgjedhjen e presidentit të vendit dhe LDK si gjithherë do të ushtrojë detyrimin kushtetues e të marr pjesë në votim për presidentin e vendit, pa paragjykuar votimin e deputetëve.

Abdixhiku pas takimit me deputetët e partisë të tij tha se ky është vendimi i Kryesisë së partisë dhe këtë vendim ua komunikuar deputetëve.

“Pres që secili deputet të respektojë vullnetin kolektiv të shumicës dhe të mos pengojë kursin e ri të LDK-së drejt rikthimit tonë origjinal. Pres të sillen si institucionalist dhe të kapërcejnë veten dhe çfarëdo hidhërimi që mund ta kenë”, tha kryetari i LDK-së. /Telegrafi/

Rezultati nga 1500 votat e para

Në trend Lajme

Më shumë
Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Lajme
Aktakuzë ndaj dy rusëve që u kapën në Jarinjë

Aktakuzë ndaj dy rusëve që u kapën në Jarinjë

Drejtësi
Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen

Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen

Lajme
Mickoski në VLEN, caktohet agjenda bashkëqeverisëse

Mickoski në VLEN, caktohet agjenda bashkëqeverisëse

Politikë
Tentoi ta vriste për shkak se refuzoi të kryente marrëdhënie seksuale me të – Prokuroria nis hetimet për rastin në Fushë Kosovë

Tentoi ta vriste për shkak se refuzoi të kryente marrëdhënie seksuale me të – Prokuroria nis hetimet për rastin në Fushë Kosovë

Jehona Hulaj
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Kalo në kategori