Që nga vitit 2012, kur edhe për herë të parë janë regjistruar rastet e para të bashkëngjitjes së konfliktit në Siri dhe Irak, janë vrarë 76 kosovarë.
Në mesin e vitit 2012 janë regjistruar rastet e para të shkuarjes së kosovarëve në zonën e konfliktit në Siri dhe më pastaj në Irak.
Policia e Kosovës ka treguar për lajmi.net, se që nga ajo kohë e deri më tani janë 253 persona të gjinisë mashkullore që iu kanë bashkëngjitur ISIS-it.
“Që nga viti 2012 e deri më tani janë 253 persona të gjinisë mashkullore që në periudha të ndryshme kanë udhëtuar për në zonën e konfliktit dhe të cilët trajtohen si luftëtarë të huaj terroristë”, thuhet në përgjigjen e Policisë së Kosovës.
Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, në zonën e konfliktit këtyre personave iu kanë bashkuar edhe gratë dhe fëmijët.
“Këtyre “luftëtarëve” iu kanë bashkëngjitur familjarë të tyre, në zonën e konfliktit, duke përfshirë: 51 gra dhe 52 fëmijë”, bën të ditur policia.
Edhe pas shtatë vitesh, kosovarët përsëri vazhdojnë të jenë prezent në këto zona.
Momentalisht sipas të dhënave në zonën e konfliktit janë 44 gra, 48 fëmijë 60 fëmijë tjerë të lindur në zonën e konfliktit
“Aktualisht në zonën e konfliktit gjenden 44 gra, 48 fëmijë dhe 60 fëmijë tjerë të lindur në zonën e konfliktit, së paku nga njëri prind me shtetësi apo me prejardhje nga Kosova”, thuhet në përgjigjen e policisë dhënë për lajmi.net.
Që nga viti 2012 e deri më tani, në Kosovë janë kthyer gjithsej 132 persona të cilët iu kishin bashkëngjitur këtij konflikti, e në mesin e tyre janë gjashtë gra dhe gjashtë fëmijë.
“Numri i personave të kthyer në Kosovë apo edhe në vendet tjera prej nga kanë udhëtuar është 132, përfshirë këtu 120 meshkuj, 6 gra dhe 6 fëmijë”, ka bërë të ditur policia.
Në tërë këtë periudhë kohore, 76 meshkuj nga Kosova janë vrarë në zonën e konfliktit në Siri dhe Irak.
“Numri i personave të vdekur në zonën e konfliktit është 79 persona, prej të cilëve 76 persona të gjinisë mashkullore të vrarë, ndërsa 3 persona, përfshirë këtu një person i gjinisë mashkullore, një person i gjinisë femërore dhe një fëmijë i lindur në zonën e konfliktit raportohet të kenë vdekur nga shkaqe natyrore”, ka bërë të ditur Policia.
Po ashtu gjatë këtyre viteve ka pasur edhe persona të arrestuar.
Sipas Policisë së Kosovës, që nga viti 2013 në luftën kundër terrorizmit e deri në vitin 2018, janë arrestuar gjithsej 155 persona.
Më së shumti të arrestuar ka pasur në vitin 2014, ku policia kishte arritur t’i arrestonte 81 persona.
Ndërkaq në tërë vitin që e lamë pas, pra në vitin 2018, Policia e Kosovës ka arrestuar tetë persona.
Ndryshe rasti më i fundit i vrasjes së kosovarëve në zonën e konfliktit është shënuar më 5 mars të këtij viti, ku një grua nga fshati Karaçevë i Kamenicës.
30-vjeçarja nga ky fshat, Filloreta Kastrati në zonën e konfliktit kishte shkuar së bashku me bashkëshortin dhe dy fëmijët e saj, por që bashkëshortin ia kishin vrarë kohë më parë në këtë konflikt lufte.
Ndërkaq tani dy vajzat e saj, kanë mbetur pa asnjërin prind në zonat e rrezikshme të Sirisë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTaravari: Kemi dalje masive, shpresoj që vëzhguesit ta mbrojnë votën e çdo qytetari
Pasuria e profesorit të suspenduar Xhevat Krasniqi: Mbi 160 mijë euro para të gatshme, 150 mijë euro pasuri të paluajtshme
Llukarevska: Pendarovski shkon në raundin e dytë
O'Brien bisedon me Kurtin, SHBA pret përparim urgjent në themelimin e Asociacionit
KSHZ jep detaje për përqindjen e daljes së votuesve deri në fund të procesit zgjedhor
Vdes një person në Pejë, dyshohet se u godit qëllimshëm nga vetura
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia
"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal
"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert