LAJMI I FUNDIT:

Mbi 48 të vdekur e 6,500 shtëpi të shkatërruara – pamje të filmuara me dron që tregojnë pasojat e zjarrit në Kaliforni (Foto/Video)

Mbi 48 të vdekur e 6,500 shtëpi të shkatërruara – pamje të filmuara me dron që tregojnë pasojat e zjarrit në Kaliforni (Foto/Video)

Shtëpi të shkatërruara, vetura të bëra shkrumb e hi dhe gjithçka tjetër përreth lagjeve është zhdukur nga “faqja e dheut” nga zjarri që është përhapur në Kaliforni.

Vendi që më së shumti është prekur është qytetit Paradise në pjesën veriore të Kalifornisë, ku e gjithë zona është shndërruar në gërmadha, transmeton Telegrafi.


Pamjet e filmuara me dron tregojnë dëmet që janë shkaktuar nga zjarri, që autoritetet lokale po e cilësojnë si shkatërrimin më të madh në historinë e këtij vendi.

Raportohet se deri më tani nga zjarri kanë humbur jetën të paktën 48 persona dhe mbi 6,500 shtëpi dhe objekte tjera afariste janë shkatërruar plotësisht.

Pas gjashtë ditëve kaotike, vetëm 35 për qind e zjarrit është fikur kurse më shumë se 200 persona vazhdojnë të konsiderohen të zhdukur.

ABC10 ka arritur me dron të filmoj pasojat e zjarrit në Paradise, vend ky ku mbi 27 mijë banorë janë detyruar t’i braktisin shtëpitë. /Telegrafi/