Mbi 350 mijë euro janë grumbulluar në vitin e kaluar nga pagesa e taksave të obliguara për dërgesat që qytetarët e Kosovës kanë porositur online në shtete të ndryshme të Evropës dhe botës, thonë zyrtarë të Doganës së Kosovës.
Me gjithë këtë vlerë, treni i blerjeve online nga interneti nga qytetarët e Kosovës, thuhet të ketë shënuar rënie në krahasim me dy vitet e fundit. Nga rreth 250 mijë dërgesa me postë në vitin 2016, vitin e kaluar në Kosovë kanë arritur mbi 230 mijë dërgesa, bëjnë të ditur zyrtarë të Postës së Kosovës.
Produktet që më së shumti blihen online në shtete të ndryshme të botës, janë veshmbathje dhe teknikë, tregon për Radion Evropa e Lirë, Rifat Alaj, menaxher i Qendrës Transite Postare në Postën e Kosovës.
“Në periudhën janar – dhjetor 2016 vëllimi fizik ishte 249 mijë copë dërgesa online, pra ishte më i madh për 34 mijë ose 14 për qind se sa në vitin 2015.Kurse, gjatë vitit 2017 ishte 234 mijë copë,pra është më pak se 14 mijë ose shprehur në përqindje, 6 për qind më pak se në vitin 2016”, thotë Alaj duke shtuar se arsye e rënies së transportit me postë duket të jetë limiti i ulët i zhdoganimit të dërgesave.
Zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, tregon se për secilën dërgesë të blerë përmes internetit e që arrin vlerën mbi 22 euro, pranuesi obligohet të paguajë rreth 30 për qind të çmimit të produktit.
Megjithatë, ai tregon se vitin e kaluar janë mbledhur më shumë se 350 mijë euro të hyra nga dërgesat e ndryshme që janë zhdoganuar në zyrat postare.
“Dogana merret vetëm me ato dërgesa që tejkalojnë limitin prej 22 eurosh. Këtu ka qenë një numër shumë i madh që kalon mbi 100 mijë copë. Pasi të kalohet kjo shumë janë dy taksa që paguhet; është taksa doganore prej 10 për qind dhe Tatimi mbi Vlerën e Shtuar 18 për qind, të dyja bashkë janë rreth 30 për qind të vlerës së produktit”, shpjegon Stavileci.
Ndryshe, Rifat Alaj nga Posta e Kosovës thotë se 90 për qind e dërgesave online arrijnë përmes rrugëve ajrore, fillimisht ndalen në Shqipëri e pastaj arrijnë në Kosovë.
Kjo për faktin se shumica e produkteve të porositura vijnë nga shtetet që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.
“Kina, Hong Kongu, Singapori këto shtete nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës dhe për shkak të kësaj Kosova nuk figuron si shtet në tabelat e tyre dhe porositë vijnë përmes postës shqiptare. Kur qytetari porosit në këto shtete, për veç adresës së saktë në Kosovë duhet patjetër të shkruajë shteti Albania, pasi dërgesat kalojnë përmes shteti shqiptar”, sqaron Alaj.
Dyqanet virtuale nga shtete të ndryshme të botës tashmë njihen edhe nga shumë qytetarë të Kosovës. Ata thonë se blerja nëpërmjet internetit dhe arritja e dërgesës përmes shërbimit postar në adresë të shtëpisë, kursen kohën dhe paranë, pasi mund të blesh artikuj më lirë se sa në tregun vendor. Femrat janë ato që më së shumti e përdorin këtë shërbim. E pasionuar me blerjet on-line është Blerina Azemi nga Prishtina.
Ajo thotë se disa herë ka blerë online, por vendosja e taksës për çdo blerje mbi 22 euro, e ka detyruar në disa raste që të mos e blejë produktin që i pëlqen, por ndonjë që është nën vlerën e tatueshme. Mirëpo, ka raste kur edhe është dëshpëruar nga dërgesa e pranuar.
“Unë blej shumë online, sepse mund të siguroj produkte me çmime më të lira se sa në tregun e Kosovës, pastaj nuk humb fare kohë. Por, blerja online ka edhe mangësitë e veta – ka raste kur produkti në foto duket më i mirë se sa kur arrin”, thotë Blerina Azemi.
Edhe në Kosovë disa kompani private po aplikojnë shërbimin online të produkteve të ndryshme, mallra këto kryesisht të importuara nga vende të ndryshme të botës. Por, dërgesat nga këto kompani te personi që i ka porositur mund të arrijnë brenda ditës apo javës./rel
Promo
Reklamo ketuSpeciale Kriza në Ukrainë
Më shumë
S’ka askund si zbritjet e maraklive n’BAU Market

CINESTAR MEGAPLEX nga 2 deri me 4 qershor ka mega ofertë 1+1 GRATIS!

Brez pas brezi me BPB-në, partnerët e Bankës së Vendit rrëfejnë historitë e tyre të suksesit

Coca-Cola me inovacion të ri, prezanton tapat e pandashme të shisheve për ta lehtësuar riciklimin

Si e shohin ekspertët ndërkombëtar transformimin e sektorit të përpunimit të ushqimit në Kosovë

KOSOVA MAKERS LEAGUE ka filluar me aktivitete online për eksploruesit e rinj të gjuhës programuese “Scratch”

Imagine Films Sh.P.K

Nina Boxes NPSH

Imagine Films Sh.P.K

Brace Law

NextSEO

Shitet banesa 121.52m² perfekte për ju në Prishtinën e Re – çmimi i pakrahasueshëm! ID-198

Shitet banesa 121.52m² në Pejë – zgjedhja juaj ideale! ID-197

Shitet banesa me tre dhoma gjumi në Pejë ID-196

Shitet shtëpia 299.81 m², një strehë qetësie në Zllatar ID-195

Me fletë poseduese dhe në qendër të Prishtinës kjo banesë ofrohet për blerje ID-194

Fëmijët tuaj do të shijojnë aventurat e tyre me atletet Adidas

Komoditet superior për orë të tëra loje për fëmijët tuaj falë atleteve Adidas

Krijoni kombinime të pafundme – atletet Puma që shkojnë me çdo veshje

Përshtatja moderne dhe eleganca klasike – maica Polo Giovanni Ferrini për meshkuj

Atletet Adidas ofrojnë mbështetje për këmbët dhe nuk shkaktojnë djersitje
Më të lexuarat

Serwer: Për situatën në veri, SHBA-ja po mbështetë 100 për qind Serbinë

Kurti për The Guardian: Deklarata e Blinkenit ishte e padrejtë, e gabuar dhe shumë naive

Hoxha: Kurti mund të shkarkohet apo të dorëhiqet

Si t'i njohim huliganët në një protestë: Këto janë detajet që i dallon ata, tregon eksperti serb

Presidenti kroat komenton zhvillimet në veri: Serbia duhet ta kuptojë se Kosova është e pavarur

Kryetari i Zubin Potokut: Do t’i dëgjoj rekomandimet e ShBA-së, sot e kam ushtruar detyrën në Çabër