LAJMI I FUNDIT:

Mbi 31 mijë lindje brenda dhe jashtë Kosovës gjatë vitit të kaluar – këta janë emrat më të përdorur

Mbi 31 mijë lindje brenda dhe jashtë Kosovës gjatë vitit të kaluar – këta janë emrat më të përdorur

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të mërkurën Statistikat e Lindjeve për vitin 2022.

Sipas ASK-së, në vitin 2022 janë regjistruar 31 mijë e 420 lindje (brenda dhe jashtë Kosovës). Prej këtyre lindjeve të regjistruara, 22 mijë e 632 lindje kanë ndodhur brenda territorit të Kosovës, nga të cilat 11 mijë e 615 janë meshkuj (51.3%) dhe 11 mijë e 17 janë femra (48.7%). Kurse, jashtë Kosovës janë kryer 8 mijë e 788 lindje.


Të lindur binjak në vitin 2022 (brenda dhe jashtë Kosovës) janë regjistruar 810 foshnje.

Më së shumti lindje të gjalla (brenda dhe jashtë Kosovës), ishin sipas grup-moshës së nënës (25-29 vjeç) me 10 mijë e 671 lindje.

Emrat më të shpeshtë të lindjeve në vitin 2022 për femra ishin: Ajla (372 foshnje), Dua (289 foshnje), Bora (259 foshnje), Hana (242 foshnje), dhe Inara (230 foshnje).

Emrat më të shpeshtë të lindjeve në vitin 2022 për meshkuj ishin: Ajan (232 foshnje), Noar (217 foshnje), Nil (216 foshnje), Amar (214 foshnje), dhe Troi (211 foshnje).

“Këto janë të dhëna administrative. Burimi i të tyre është Agjencia e Regjistrit Civil të Kosovës (ARC). Sipas dispozitave ligjore mbi udhëheqjen e regjistrave themeltarë për Lindjet, rastet regjistrohen në mënyrë të obligueshme në regjistrat e lartë-cekur, në vendin në të cilin ka ndodhur ngjarja, pa marrë parasysh se personat me të cilët lidhet ngjarja, vendbanimin e përhershëm e kanë në atë vend ose në ndonjë vend tjetër”, thuhet në njoftimin e ASK-së. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Lajme
Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Siguri
Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Lajme
Policia kërkon ndihmë për identifikim e dy të dyshuarve për

Policia kërkon ndihmë për identifikim e dy të dyshuarve për "shpërdorim të pasurisë së huaj"

Kronika e Zezë
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kalo në kategori