LAJMI I FUNDIT:

Mbi 30 mijë të infektuar me COVID-19 dhe 1054 të vdekur në Brazil

Mbi 30 mijë të infektuar me COVID-19 dhe 1054 të vdekur në Brazil

Brazili po vazhdon të raporton numra të lartë të të infektuarve me COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë e këtij vendi raportoi 30.355 raste të reja me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit – duke ngritur numrin në 3.532.330, raporton CNN, transmeton Telegrafi.


Ministria gjithashtu raportoi për 1.054 vdekje të reja shkaku i COVID-19, duke rritur numrin e vdekjeve në 113.358.

Theksojmë se edhe presidenti brazilian, Jair Bolsonaro, i cili nuk beson se ekziston virusi, ka qenë për një kohë i infektuar.

Ndryshe, Brazili është shteti i dyti me numrin më të madh të të prekurve dhe të vdekurve, ku prin Shtetet e Bashkuara të Amerikës. /Telegrafi/