LAJMI I FUNDIT:

Çdo i katërti qytetar në Maqedoni jeton në varfëri

Çdo i katërti qytetar në Maqedoni jeton në varfëri

Nga Platforma për luftimin e varfërisë, pas Raportit të djeshëm të Entit Shtetëror për Statistikë konsiderojnë se ulja e përqindjes së varfërisë në 21.5% nuk është reale, për shkak se Enti Shtetëror për Statistikë nuk i ka marrë parasysh të gjithë indikatorët gjatë matjes, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas Bankës Botërore, qytetar ekstremisht i varfër konsiderohet ai që jeton me më pak se 2 dollarë në ditë. Nga Platforma thonë se nëse merren parasysh edhe personat që pranojnë ndihmë sociale, del se këta qytetarë ditën e kalojnë me më pak se 50 denarë në xhep.


“Enti Shtetëror për Statistikë nuk ka indikatorë për matjen e varfërisë ekstreme dhe varfërisë absolute. Kjo do të thotë se nuk kemi të dhëna se me sa para e kalojnë ditën këta qytetarë të varfër. Nëse si shembull e marrin lartësinë e ndihmës sociale prej 5470 denarë për një familje katër-anëtarëshe dhe këtë shumë e pjesëtojmë me të gjithë anëtarët, atëherë del se çdonjëri prej tyre ka vetëm nga 20 denarë për të shpenzuar në ditë”, u shpreh Sashko Jovanov për TV21, nga Platforma për luftimin e varfërisë.

Sipas evidencës së organizatave joqeveritare që merren me këtë problematikë, në Shkup ka mbi 300 persona që nuk kanë kulm mbi kokë dhe që nuk kanë kurrfarë të ardhura. Për këta persona, shoqata qytetare “Mirësia” çdo të shtunë përgatit rreth 200 porcione që u’a shpërndan të varfërve në afërsi të Shtëpisë muze të Nënë Terezës.

Raporti i Entit Shtetëror për Statistikë tregoi se shkalla më e lartë e varfërisë është tek më të rinjtë gjegjësisht tek fëmijët deri në moshën 17 vjeçare edhe atë 28.6% ndërsa më e ulëta tek më të rriturit, gjegjësisht personat që janë mbi 65 vjeç. Matjet e Entit Shtetëror për Statistikë treguan se në vitin 2015 në varfëri kanë jetuar. 39.7% e të papunësuarve, 8.9% e të punësuarve dhe 7.3% e pensionistëve./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Lajme
Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!

Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!

Lajme
Mbi 1 milion qytetarë të regjistruar - këtë javë pëfundon procesi i Regjistrimit të Popullsisë

Mbi 1 milion qytetarë të regjistruar - këtë javë pëfundon procesi i Regjistrimit të Popullsisë

Lajme
Rritje e temperaturave gjatë kësaj jave

Rritje e temperaturave gjatë kësaj jave

Lajme
A do të ketë dënime për ata që nuk regjistrohen - çfarë thonë nga ASK-ja?

A do të ketë dënime për ata që nuk regjistrohen - çfarë thonë nga ASK-ja?

Elfije Boletini
Momenti kur Edi Rama u përkulet shqiptarëve në Greqi

Momenti kur Edi Rama u përkulet shqiptarëve në Greqi

Lajme
Kalo në kategori