LAJMI I FUNDIT:

​Mbi 200 raste me tuberkuloz gjatë 2023-ës u trajtuan në Pulmologji

​Mbi 200 raste me tuberkuloz gjatë 2023-ës u trajtuan në Pulmologji

Në Klinikën e Pulmologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), aktualisht po trajtohen rreth 10 raste me tuberkuloz. Ndërkaq, gjatë vitit të kaluar në këtë klinikë janë mjekuar mbi 200 pacientë me këtë sëmundje, derisa kanë dominuar ata të gjinisë mashkullore.

Kështu thotë drejtori i Klinikës së Pulmologjisë, Musa Hoxha, derisa potencon se në nivel vendi, numri i të prekurve me tuberkulozë është afro 600.


Ai shton se vërehet një tendencë e rënies së numrit të rasteve me këtë sëmundje, në krahasim me vitin 2022.

“Gjatë vitit 2023 sa i përket rasteve të mjekuara nga tuberkulozi në klinikën tonë janë mjekuar diku 203 raste, nga ato kanë qenë 111 meshkuj, 92 femra. Kurse, sa i përket rasteve në nivel vendi, kam biseduar edhe me CDF-në dhe menaxherët kombëtarë dhe janë duke u grumbulluar të dhënat. Deri më tani ata më kanë thënë që janë diku rreth 550 raste, por që dy regjione ende si kanë futur në kuadër të dhënave”.

“Mendohet se diku 600 apo më pak se 600 raste për vitin 2023, çka do të thotë se në krahasim me vitin 2022 vërehet një tendencë e lehtë e rënies së rasteve të reja me tuberkulozë…Klinika e Pulmologjisë ka katër reparte dhe njëri nga repartet është reparti B që merret me trajtimin e të sëmurëve me tuberkulozë. Aty tani kemi diku rreth 10 raste që janë duke u mjekuar nga tuberkuloza me antituberkular”, thotë Hoxha.

“Fatin” e 10 pacientëve me tuberkulozë që po trajtohen në këtë klinikë, nuk e kanë shumë të tjerë me sëmundje të ndryshme që mjekohen në Pulmologji. Kjo, për shkak se Klinika e Pulmologjisë nuk ka kapacitete të mjaftueshme për të pranuar të gjithë pacientët që kanë nevojë për hospitalizim.

Në 66 shtretërit që posedon Klinika e Pulmologjisë, janë të shtrirë 66 pacientë të cilët po marrin trajtim shëndetësor. Ndërkaq, ka edhe pacientë të tjerë që për shkak të numrit të vogël të shtretërve dhe hapësirave të pamjaftueshme, pavarësisht që kanë nevojë për hospitalizim, nuk po kanë mundësi të shtrihen.

Për këtë, drejtori i Pulmologjisë, Musa Hoxha thotë se ka raste kur pacientëve ua shtyjnë pranimin në spital për disa ditë, apo kërkojnë ndihmë nga klinikat e tjera.

“I kemi 66 shtretër, 66 të shtruar. Kemi bërë vizitën e përgjithshme, çdo të enjte e bëjë edhe vizitën e përgjithshme dhe kam liruar 9 shtretër por që janë ri mbushur menjëherë…Po, kemi raste kur kanë nevojë për hospitalizim, i shtyjmë për nesër, për ditën tjetër, por edhe duke kërkuar ndihmë edhe nga klinikat e tjera sidomos Klinika e Infektives dhe klinikat interne që të na dalin në ndihmë”, theksoi Hoxha për KP.

Ndër të tjera, Hoxha potencon se vazhdimisht kanë probleme me hapësira dhe shtretër të mbi ngarkuar. Ai thotë se secila dhomë e ka një shtrat më shumë sesa duhet të ketë.

Përveç kësaj, Hoxha thotë se kanë mungesë të stafit të mesëm.

“Sa i përket kushteve në Klinikën tonë, e dimë se Klinika e Pulmologjisë është e vendosur në kuadër të Klinikës së Dermatovenerologjisë, në një farë mënyre jemi qiraxhinj në kuadër të klinikës së lëkurës qysh nga ardhja e Klinikës së Pulmologjisë nga Dragodani ku ka qenë më përpara…Vazhdimisht kemi probleme me hapësira”.

“Kemi probleme me numrin e shtretërve, me nevojat të cilat paraqiten sidomos gjatë muajve të dimrit për hospitalizime, për shkak se kemi ngarkesë të madhe…Sa i përket stafit të mjekëve kemi 16 mjekë pulmologë, të cilët janë të gjithë aktivë. Kurse, sa i përket stafit të mesëm kemi 33 infermierë. Klinika e Pulmologjisë me 66 shtretër, edhe ata shtretër të mbi ngarkuar. Secila dhomë ka nga një shtrat më tepër për shkak se nevojat janë të mëdha për hospitalizim…Kemi nevojë shumë për staf të mesëm infermierë”, thotë Hoxha.

Ndërkaq, sa i përket furnizimit me barna esenciale për kurimin e tuberkulozit dhe sëmundjeve të tjera, Hoxha theksoi se qëndrojnë mirë.

Tuberkulozi është një sëmundje infektive kronike që prek kryesisht mushkëritë. Agjenti shkaktar i tij, mykobakteri i tuberkulozit, ose bacili Koh, transmetohet nga spërklat e pështymës ose të gëlbazës, kur personi i infektuar flet, teshtin ose kollitet.

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Kalo në kategori