LAJMI I FUNDIT:

Mbi 200 mijë persona me aftësi të kufizuara në Kosovë, Tejeci: Kanë pengesa në qasje publike

Mbi 200 mijë persona me aftësi të kufizuara në Kosovë, Tejeci: Kanë pengesa në qasje publike

Mbi 200 mijë persona me aftësi të kufizuara jetojnë në Kosovë. Kjo kategori po konsiderohet më e diskriminuara, meqë të njëjtit kanë mungesë të qasjes në institucione publike dhe rrezik gjatë qarkullimit.

Kështu u tha në tryezën në Ditën Ndërkombëtare “Zero Diskriminim”, të organizuar nga Institucioni i Avokatit të Popullit.


Merita Tejeci Çela nga Institucioni i Avokatit të Popullit tha se shqetësuese mbetet mungesa e qasjes së duhur dhe të pa penguar të personave me aftësi të kufizuara.

“144 mijë deri në 270 mijë persona mendohet që janë personat me aftësi të kufizuara. Edhe më tutje këta persona kanë pengesa në qasje publike”, tha ajo.

Avokati i Popullit, Naim Qelaj ka bërë hapjen zyrtare të vitit për personat me aftësi të kufizuara.

Ai tha se Kosova tashmë e ka Ligjin kundër Diskriminim, por që i njëjti nuk është implementuar në gjykatat tona.

Të njëjtën gjë e ka potencuar edhe anëtari i Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Alban Bajrami. Ai në këtë tryezë tha se grupi më i diskriminuar janë personat me aftësi të kufizuara.

“Diskriminimet e të gjitha llojeve nuk kanë arritur të marrin dënimin e duhur. Kjo na ka shtyrë si komision që ta rishkruajmë Ligjin kundër Diskriminim dhe të adresojë sfidat e kësaj kategorie gjatë pandemisë. Sepse gjatë pandemisë ka pasur shkelje të drejtave të njeriut, ata që kanë vuajtur më së shumti kanë qenë personat me aftësi të kufizuara”, u shpreh ai.

Në trend Lajme

Më shumë
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

Siguri
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Kronika e Zezë
Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Plagoset një person në Dragash

Plagoset një person në Dragash

Kronika e Zezë
Kalo në kategori