Balkan Green Foundation (BGF), Instituti GAP, Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) dhe Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP), në kuadër të kampanjës, #mosthujsekamdite, kanë bërë të ditur për shumën e mjeteve të shpenzuara deri më tani vetëm për këshilltarë të projektit ‘Kosova e Re’.
Këtë muaj, Ministria e Zhvillimit Ekonomik (MZHE) ka shpallur tender me vlerë referenciale prej 4 milionë euro për blerjen e shërbimeve të konsulencës për projektin e “Kosova e Re”. Me këtë tender, shpenzimet për këshilltarë të projektit “Kosova e Re” do të arrijnë mbi 20 milionë euro.
Në vitin 2006, Banka Botërore për herë të parë ka angazhuar këshilltarë të transaksionit, ku deri më 2011 u shpenzuan 16,4 milionë dollarë (12 milionë euro, sipas mesatares së këmbimit të valutës për periudhën 2006-2011), prej të cilave 5,5 milionë dollarë (4 milionë euro) janë mbuluar nga Buxheti i Kosovës.
Në vitin 2011, Qeveria e Kosovës mori përsipër që të angazhoj kompani konsullente për projektin ‘Kosova e Re’, ku u shpenzuan edhe 3.9 milionë euro.
Nga viti 2012 deri 2015, përmes disa kontratave për shërbime, Ministria e Zhvillimit Ekonomik ka angazhuar tre menaxherë të ndryshëm të projektit së bashku me staf mbështetës për një vlerë të përafërt prej 200 mijë euro.
Për më tepër, individë të cilët janë angazhuar nga Qeveria e Kosovës për të menaxhuar projektin ‘Kosova e Re’, tani shërbejnë si punonjës të investitorit privat (ContourGlobal) të përzgjedhur për të investuar në këtë projekt.
BGF, GAP, GLPS dhe INDEP, ditë më parë, bënë thirrje që të anulohet tenderi prej 4 milionë eurosh për shërbimet e konsullencës për projektin ‘Kosova e Re’.
Gjithashtu, këto organizata kërkojnë tërheqjen e menjëhershme të Kosovës nga kontrata për ndërtimin e këtij termocentrali ngase kjo kontratë vendosë një barrë të padurueshme mbi buxhetin e shtetit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti
Gjithë ke lakmu me pas banesë n'deti? "Holiday In 2" është vendi ideal
Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?
10 Vjet Provit - Një dekadë e zhvillimit dhe inovacionit në botën e fitnesit
Diplomatët e shkollës Diaspora Diplomacys vizitojnë Ciao Berto
Po, po 31 vetura Dacia Logan shpërblim për konsumatorët nga ETC
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Deputetët e shteteve që votuan kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE
Xavi e tepron me fjalët që ia ka thënë gjyqtarit pas eliminimit të Barcelonës nga Liga e Kampionëve
“Dashuria e madhe ndaj Edit ia mori jetën, vajzat e panë të gjakosur”, flet familjarja e gruas që u vra në Pejë nga bashkëshorti
Reagon më në fund Akil Gjakova
Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë
Avokati serb ironizon me presidentët serbë, tregon ku ikën ata kur Kosova shpalli pavarësinë dhe sot kur u votua për anëtarësim në KiE