LAJMI I FUNDIT:

Mbi 2 mijë njësi të veturave elektrike Togg lëvizin në rrugët e Turqisë – numri i dërgesave vazhdon të rritet

Mbi 2 mijë njësi të veturave elektrike Togg lëvizin në rrugët e Turqisë – numri i dërgesave vazhdon të rritet

Numri i Togg, veturave të zhvilluara brenda vendit që përshkojnë rrugët e Turqisë deri tani ka arritur shifrën prej 2 mijë njësive, tha një zyrtar i lartë të enjten, teksa prodhuesi i parë vendor i veturave elektrike ka ngritur numrin e prodhimit dhe dërgesave.

Vetëm në gjysmën e parë të gushtit është bërë dërgimi i rreth 909 njësive të Togg T10X, duke tejkaluar tashmë shifrën totale të muajit korrik, tha Mehmet Fatih Kacır, ministër i Industrisë dhe Teknologjisë.

Kjo deklaratë vije pasi Kacır dhe Mehmet Şimşek, ministri i Thesarit dhe Financave, vizituan kampusin e prodhimit dhe teknologjisë të Togg në provincën veri-perëndimore të Bursa-s, raporton Daily Sabah, transmeton Telegrafi.


Mehmet Fatih Kacır, ministri i Industrisë dhe Teknologjisë dhe Mehmet Şimşek, ministri i Thesarit dhe Financave.

Ministrat hynë thellë në procesin e prodhimit të SUV-së plotësisht elektrike të segmentit C nga Togg dhe vlerësuan teknikat e avancuara të automatizimit që nxisin suksesin automobilistik të vendit.

Prodhimi në masë i T10X kishte filluar tetorin e 2022-shit, ndërsa porositë e para filluan në fund të prillit.

Kacır zbuloi se deri në fund të vitit është parashikuar që nga linja e montimit të dalin 28 mijë njësi të Togg. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
Shkronja S në marshin automatik - a e dini funksionin e saj?

Shkronja S në marshin automatik - a e dini funksionin e saj?

Auto
Rivali i Tesla-s dikur i vlerësuar me 30 miliardë dollarë ka paraqitur kërkesë falimentimi në SHBA

Rivali i Tesla-s dikur i vlerësuar me 30 miliardë dollarë ka paraqitur kërkesë falimentimi në SHBA

Auto
Kur dizajni i veturave shndërrohet në art të vërtet - Peugeot publikon skicat e një modeli të ri

Kur dizajni i veturave shndërrohet në art të vërtet - Peugeot publikon skicat e një modeli të ri

Auto
“Një pjesë e dëmtuar në pistë i shpoi gomën”: Dy inxhinierë gomash humbën jetën në një aksident automobilistik në pistën e Nürburgring

“Një pjesë e dëmtuar në pistë i shpoi gomën”: Dy inxhinierë gomash humbën jetën në një aksident automobilistik në pistën e Nürburgring

Teknologjia e re te Golfi (Foto)

Teknologjia e re te Golfi (Foto)

Mundësi që nuk duhet lëshuar - SUV më i shitur në botë bëhet i juaji me ofertën që vjen vetëm një herë

Mundësi që nuk duhet lëshuar - SUV më i shitur në botë bëhet i juaji me ofertën që vjen vetëm një herë

Kalo në kategori