Mbi 1000 fëmijë e shikuan Minions këtë vikend në Cineplexx!

Fëmijë nga të gjitha qytetet e Kosovës vërshuan kinematë e Cineplexx në Prishtinë dhe Prizren për të parë filmin e ri Minions 2 vikendin që lamë pas.
Një prej filmave më të pëlqyer për fëmijë Minions, vikendin që lamë pas pati premierën e filmit të ri Minions: The Rise of Gru në kinematë Cineplexx në Prishtinë dhe Prizren, ku fëmijët u pritën me shumë aktivitete si me maskotat e Minions, facapainting dhe shumë shpërblime.
Kinemaja Cineplexx ka njoftuar se vetëm gjatë vikendit më shumë se 1000 fëmijë kanë qenë të pranishëm për ta parë filmin me karakterët e tyre të preferuara të Minions.
Minions: The Rise of Gru, i njohur ndryshe si Minions 2, është një aventurë absolutisht e çmendur dhe komike me protagonistë krijesat e lezetshme të verdha teksa mësojnë të punojnë për zotërinë e tyre të ri, një Gru të ri.
Për më tepër informata rreth orareve vizitoni webfaqen e Cineplexx Kosovo, ndërsa biletat mund t’i bleni përmes aplikacionit apo direkt në kinema prej orës 15:00.






























































