LAJMI I FUNDIT:

Mbi 100 të lënduar, pasi aeroplani ‘rrëshqiti jashtë pistës, u nda dhe shpërtheu në flakë’ në aeroportin e Stambollit

Mbi 100 të lënduar, pasi aeroplani ‘rrëshqiti jashtë pistës, u nda dhe shpërtheu në flakë’ në aeroportin e Stambollit

Autoritetet në Turqi kanë thënë se 120 persona u dërguan në spital me lëndime pasi një aeroplan rrëshqiti nga pista në aeroportin Sabiha Gokcen të Stambollit.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, pasagjerët janë parë duke u larguar përmes plasaritjeve në aeroplan, i cili kishte në bord 177 pasagjerë dhe disa anëtarë të ekuipazhit.

Të tjerët u evakuuan nga shërbimet e urgjencës.

Pamjet televizive treguan dëme serioze në aeroplan, që duket se është “thyer” në tri pjesë.

Aeroplani 'rrëshqet jashtë pistës, ndahet në dysh dhe shpërthen në flakë' – detaje dhe pamje nga aeroporti i Stambollit
Lexo po ashtu Aeroplani 'rrëshqet jashtë pistës, ndahet në dysh dhe shpërthen në flakë' – detaje dhe pamje nga aeroporti i Stambollit

Aeroplani, që i përkiste linjës ajrore me kosto të ulët Pegasus, mbërriti nga qyteti i Izmirit, njoftoi televizioni privat NTV.

Ministria e Transportit e Turqisë e përshkroi atë si një “ulje të ashpër”.

Guvernatori i Stambollit, Ali Yerlikaya, tha që aeroplani u ul në mot të keq, nuk arriti të “mbajë pistën” dhe “shkeli” 50 deri në 60 metra para se të binte në një hendek nga një lartësi prej rreth 30 metrash.

Detaje dhe pamje tjera rreth incidentit në aeroportin e Stambollit, ku aeroplani ‘rrëshqiti jashtë pistës, u nda dhe shpërtheu në flakë’
Lexo po ashtu Detaje dhe pamje tjera rreth incidentit në aeroportin e Stambollit, ku aeroplani ‘rrëshqiti jashtë pistës, u nda dhe shpërtheu në flakë’

“Ne jemi shumë të trishtuar … (Por) jemi shumë të lumtur që shpëtuam nga një tragjedi më e madhe”, ka thënë ai, duke shtuar se aeroplani mund të kishte shpërthyer në flakë.

Aeroporti ishte mbyllur pas aksidentit, i cili ndodhi rreth orës 6.30 të mbrëmjes sipas orës lokale.

Fluturimet u drejtuan për në aeroportin kryesor të Stambollit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Si “doli” lufta jashtë kufijve të Ukrainës?

Si “doli” lufta jashtë kufijve të Ukrainës?

Botë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Hezbollahu lëshon

Hezbollahu lëshon "raketa të rënda luftarake" drejt veriut të Izraelit

Botë
Zelensky rendit “synimet e Rusisë, pas Ukrainës”, përmend edhe Gjermaninë

Zelensky rendit “synimet e Rusisë, pas Ukrainës”, përmend edhe Gjermaninë

Botë
Putin thotë se Rusia nuk do të sulmojë NATO-n, por kjo nuk vlen për aeroplanët F-16 që dërgohen në Ukrainë

Putin thotë se Rusia nuk do të sulmojë NATO-n, por kjo nuk vlen për aeroplanët F-16 që dërgohen në Ukrainë

Botë
Kalo në kategori