LAJMI I FUNDIT:

Mbi 1 mijë armë u konfiskuan vitin e kaluar – çfarë parasheh ligji për ata që mbajnë armë pa leje

Mbi 1 mijë armë u konfiskuan vitin e kaluar – çfarë parasheh ligji për ata që mbajnë armë pa leje

Për katër muaj në vendin tonë kanë ndodhur pesë vrasje, një në Mitrovicë, një në Kaçanik, një në Podujevë dhe dy në Prishtinë. Katër prej vrasjeve janë konfirmuar nga Prokuroria që janë kryer me armë zjarri, ndërsa një me armë të ftohtë ( thikë).

Armëmbajtja pa leje nga ana e qytetarëve është konsideruar si një problem i madh nga njohësit e çështjeve të sigurisë. Vetëm në vitin 2022, Policia kishte konfiskuar 1 mijë e 473 armë zjarri, si dhe 29,903 municion të konfiskuar.


Çështja e armëve në Kosovës është e rregulluar me ligj, ku çdo person fizik,  mbi moshën 21 vjeç mund të kërkojë leje për tu pajisur me armë.

“Personi fizik i cili është shtetas apo i huaj me vendqëndrim të përhershëm në Republikën e Kosovës ose personi juridik i regjistruar në regjistrin e biznesit të Republikës së Kosovës, duhet të kërkojnë pëlqim për blerjen e armës nga kategoria B dhe C të këtij ligji të cilin e lëshon organi kompetent”, thuhet në ligjin e Kosovës për armë.

Ligji parasheh që “personit fizik dhe juridik të cilit i është lëshuar pëlqimi për blerjen e armës, ka afat pesëmbëdhjetë (15) ditë nga dita e blerjes së armës që të paraqes kërkesë tek organi kompetent për regjistrimin e armës me qëllim të marrjes së lejes përkatëse për armë”.

Me ligj është e rregulluar edhe marrja e lejes për armëmbajtje nëse personi fizik nuk i përmbahet kritereve.

“Licenca, leja, arma, leja e armës dhe municioni sekuestrohen në rastin kur personi fizik dhe juridik nuk i është përmbajtur kritereve të përcaktuara me këtë ligj. Organi kompetent sekuestron lejen, armën dhe municionin nëse gjatë vlefshmërisë së lejes, përcaktohet se arma është e amortizuar ose e dëmtuar në atë masë sa që me përdorimin e saj do të mund të rrezikohej siguria publike ose arma nuk mund të riparohet nga pronari”.

Telegrafi ka dërguar pyetje në Ministrinë e Punëve të Brendshme, për të mësuar se sa është numri i qytetarëve që kanë leje për të mbajtur armë, por që deri tani nuk ka pranuar ndonjë përgjigje.

Për të pasur leje për armëmbajtje, qytetarët duhet plotësuar disa kushte.

Pëlqimi për blerjen e armës mund t’i lëshohet personit fizik në bazë të kërkesës së paraqitur, nëse i plotëson kushtet si në vijim:

– të ketë mbushur moshën njëzet e një (21) vjeçare;
– të posedojë aftësi të plotë ligjore për veprim;
– të posedojë aftësi psiko-fizike;
– të mos paraqet rrezik për vetëvete, për rendin publik dhe sigurinë publike;
– të ketë të kryer testin teorik dhe praktik për përdorimin e armës;
– të jetë shtetas i Republikës së Kosovës ose i huaj me qëndrim të përhershëm të lejuar në territorin e Republikës së Kosovës, përveç nëse me marrëveshje ndërkombëtare është përcaktuar ndryshe;
-të ketë dëshminë për anëtarësi të rregullt i certifikuar si gjahtar pranë subjektit të gjahtarëve. Ky kriter vlen vetëm për rastet kur blerja e armës është për qëllim gjahu;
-të deklaroj arsyen për blerjen e armës, sipas nenit 11 të këtij ligji.

Dëshmia për aftësi të plotë veprimi

1. Qendra për Punë Sociale lëshon dëshminë me të cilën vërteton se aplikuesi me vendim gjyqësor nuk i është marrë ose kufizuar aftësia për të vepruar.

2. Dëshmia nga paragrafi 1 i këtij neni nuk mund të jetë më e vjetër së gjashtë (6) muaj.

Dëshmia për aftësi psiko- fizike

1. Aftësia për posedimin e armës dhe armëmbajtja dëshmohet përmes certifikatës mjekësore, e cila nuk mund të jetë më e vjetër së një (1) vit.

2. Shpenzimet e kontrollit mjekësor i bartë personi fizik.

3. Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me organin kompetent, me akt nënligjor përcakton llojin dhe mënyrën e kryerjes së kontrollit mjekësor për verifikimin e aftësisë psiko-fizike për
posedimin e armës dhe armëmbajtjen.

4. Kontrollin mjekësor të personit fizik të cekur në këtë nen për verifikimin e aftësisë psiko- fizike lidhur me posedimin e armës dhe armëmbajtjen, duhet ta kryejnë institucionet përkatëse
shëndetësore që i përcakton Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me organin kompetent.

Rreziku për rendin dhe sigurinë publike

1. Rrezik për rendin dhe sigurinë publike në kuptim të nenit 7 nën-paragrafi 1.4 të këtij ligji konsiderohet nëse:

1.1. personi fizik është dënuar me vendim të formës së prerë për vepër penale;

1.2. personi fizik është dënuar me vendim të formës së prerë për kundërvajtje të prishjes së rendit dhe qetësisë publike, si pasojë e elementeve të dhunës;

1.3. rrethanat e tjera që tregojnë së armët mund të keqpërdoren, veçanërisht kur personi është i regjistruar në evidencën e organeve kompetente për konsumim të shpeshtë dhe tej mase të alkoolit ose për përdorim të substancave narkotike, substancave psikotrope, dhunës në familje, në institucione arsimore apo në vendin e punës; dhe

1.4. personi fizik i cili është nën hetime për vepra penale.

– Vërtetimin për personat fizik nga nën-paragrafët 1.1 dhe 1.2 të paragrafit 1 të këtij neni e lëshon Gjykata, kurse për personat fizik nga nën-paragrafët 1.3 dhe 1.4 të paragrafit 1 të këtij neni e lëshon Policia e Kosovës.

– Organi kompetent do ta ndërpres procedurën për lëshimin e pëlqimit për blerjen e armës, nëse kundër personit fizik zhvillohet procedurë për vepër penale ose kundërvajtje të prishjes
së rendit dhe qetësisë publike, armëmbajtjes pa leje si pasojë e elementeve të dhunës, deri në marrjen e vendimit të plotfuqishëm.

Arsyet për blerjen e armës për personat fizik:

1. Arsyet për blerjen e armës, pjesëve të armës dhe municionit nga personi fizik, janë vetëm për armëmbajtje, gjah, shenjëtari ose për qëllime koleksioni për të cilat lëshohet pëlqimi.

2. Armëmbajtja nga paragrafi 1 i këtij neni, lejohet për rastet e veçanta të sigurisë publike e cila përcaktohet me akt nënligjor të nxjerrë nga organi kompetent.

Ligji tutje sqaron se “personi fizik dhe personi juridik i cili posedon armë të lejuara, është i detyruar që armën, pjesët e armës dhe municionin ta ruajnë ndaras nga njëra tjetra në dollap të mbyllur, në kasafortë”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Lajme
Arrestohet i riu nga Klina, dyshohet se abuzoi seksualisht me një fëmijë - videon e publikoi në

Arrestohet i riu nga Klina, dyshohet se abuzoi seksualisht me një fëmijë - videon e publikoi në "TikTok"

Kronika e Zezë
Ahmeti, Siljanovskës: Ushtarët e UÇK-së kanë luftuar për liri, nuk kanë qenë dezertorë

Ahmeti, Siljanovskës: Ushtarët e UÇK-së kanë luftuar për liri, nuk kanë qenë dezertorë

Politikë
Kadri Veseli e padit për shpifje deputetin e LVV-së

Kadri Veseli e padit për shpifje deputetin e LVV-së

Drejtësi
Kalo në kategori