LAJMI I FUNDIT:

Mbeti në det të hapur pas defektit, shpëtohet anija e peshkimit në Adriatik

Mbeti në det të hapur pas defektit, shpëtohet anija e peshkimit në Adriatik

Një anije peshkimi me tre persona në bord është mundur të shpëtohet, pas një defekti që pati me sistemin motorik duke u bllokuar në veri të derdhjes së lumit Seman.

Mjeti lundrues pati dëmtim të sistemit elektrik, çka solli paaftësinë e motorit për të lundruar.


Pas sinjalit të marrë për ndihmë, Kapiteneria e Vlorës bëri të mundur dhënien e ndihmës së menjëhershme për mjetin dhe shpëtimin e tre peshkatarëve.

“Kapiteneria e Portit Vlorë ne oren 02:50 ka marrë njoftimin nga anija e peshkimit tip fllug me emrin MAKAJ 0624, me 3 persona në bord, që ka pësuar avari në sistemin elektrik të motorrit dhe nuk mund të lundrojë pasi i është fikur motorri, gjithashtu bën ujë nga aksi i helikes. Mjeti lundrues ndodhej në veri te derdhjes të lumit Seman në këto kordinata : 40° 51′ 17.7″n / 019° 17′ 54.3 edhe ka kërkuar asistencë. Kapiteneria e Portit Vlorë ka njoftuar QNOD DHE Policinë Kufitare për situatën duke i dhënë ndihmë menjëherë mjetit. Aktualisht mjeti po lundron i asistuar drejt Triportit Vlorë”, njofton kapiteneria e Vlorës. /Telegrafi/