LAJMI I FUNDIT:

Mbesin në garë dy kandidatë për gjyqtar të Kushtetueses

Mbesin në garë dy kandidatë për gjyqtar të Kushtetueses

Vigan Qorrolli do të jetë në garë me Haxhi Xhemajlin për t’u bërë gjyqtar në Kushtetuese.

Kjo pasi që në Kuvendin e Kosovës, në raundin e dytë ka fituar Xhemajli me shumicë votash.


Haxhi Xhemajli ka marrë 44 vota nga deputetët, teksa Hilmi Jashari ka marrë 29.

Në raundin e parë, të dy këta kandidatë morën nga 18 vota, teksa mbështetësi i VV-së, Vigan Qorrolli 50 sosh.

Në raundin e tretë pritet zgjedhja e gjyqtarit të ri të Kushtetueses.

Në propozimin që Komisioni i posaçëm për shqyrtim të kandidatëve për emërim si gjyqtarë të Kushtetueses, Qorrolli u prezantua si emri me më së shumti pikë nga testimi me shkrim dhe intervistimi me gojë.