LAJMI I FUNDIT:

Mbështjellëset më të mira për iPhone 15 Plus

Mbështjellëset më të mira për iPhone 15 Plus

Mbështjellëset më të mira të iPhone 15 mbrojnë siç duhet telefonin nga dëmtimet aksidentale derisa mundësojnë karikimin MagSafe.

iPhone 15 Plus është padyshim një nga iPhone-ët më të mirë deri më sot, dhe ka kuptim të zgjasësh jetëgjatësinë e telefonit me një mbështjellëse me cilësi të lartë dhe të qëndrueshme që mund t’i rezistojë gërvishtjeve dhe rënieve, transmeton Telegrafi.


Për t’ju ndihmuar të ruani pajisjen tuaj të re, këtu është listë e mbështjellësve më të mira të iPhone 15 Plus nga Apple dhe nga marka të tjera të besuara si Mous, Otterbox dhe të tjera.

Mbështjellëse Apple FineWoven nga Apple me MagSafe për iPhone 15 Plus

Mbështjellësja e re e butë FineWoven nga Apple është bërë nga një material ‘mikrotwill’ i qëndrueshëm që përbëhet nga 68 për qind përmbajtje e ricikluar pas përdorimit.

Mbështjellëse e Pastër nga Apple me MagSafe për iPhone 15 Plus

Mbështjellësja e pastër nga Apple është e fortë, rezistente ndaj gërvishtjeve dhe e përputhshme me MagSafe. Apple e ka latuar mbështjellësen për të ndihmuar në parandalimin e zverdhjes me kalimin e kohës.

Mbështjellëse silikoni nga Apple me MagSafe për iPhone 15 Plus

Mbështjellësja Apple Silikon përmban një shtresë mbrojtëse të jashtme dhe të brendshme me mikrofibër. Është i pajtueshëm me MagSafe, i përshtatshëm dhe i butë në prekje.

Mbështjellëse nga Mous me Fibër Sintetike i Pakufishëm për iPhone 15 Plus (Mous Limitless Aramid Fiber Case for iPhone 15 Plus)

Kjo mbështjellëse është bërë me material të qëndrueshëm dhe vjen me një veshje me mikrofibër dhe një dorezë që nuk rrëshqet. Është rezistent ndaj goditjeve.

Mbështjellëse nga Otterbox ‘Defender XT’ për iPhone 15 Plus

Otterbox Defender XT është më i miri i serisë së mbështjellësve Defender me përputhshmëri me MagSafe. Është absorbues ndaj goditjeve dhe ka skaje të ngritura për mbrojtjen e ekranit.

Mbështjellëse Telefoni si Portofol Lëkure nga Bellroy për iPhone 15 Plus

Kjo mbështjellëse në formë portofoli minimale dhe e gjithanshme nga Bellroy është bërë me lëkurë premium dhe vjen me një veshje me mikrofibër. Nuk është i pajtueshëm me MagSafe.

Mbështjellëset Casely për iPhone 15 Plus

Mbështjellëse Casely janë të holla dhe të pajtueshme me MagSafe. Ato përfshijnë skaje të ngritura për të ndihmuar në mbrojtjen e ekranit dhe kamerave tuaja nga dëmtimet aksidentale.

Mbështjellëse Spigen Ultra Hybrid S për iPhone 15 Plus

Ultra Hybrid S nga Spigen është një mbështjellëse e pastër që është e hollë dhe e përputhshme me MagSafe. Është absorbues ndaj goditjeve dhe rezistent ndaj zverdhjes.

Çfarë duhet të keni parasysh për një mbështjellëse iPhone 15 Plus?

Kur zgjidhni një mbështjellëse për iPhone 15 Plus, ka një sërë aspektesh që duhet të ndikojnë në vendimin tuaj, jashtë prioriteteve tuaja buxhetore dhe estetike.

Para së gjithash, ju duhet të sigurohuni që një mbështjellëse të jetë mjaftueshëm mbrojtëse dhe në mënyrë ideale rezistente ndaj gërvishtjeve, për të ndihmuar gjatë rënieve aksidentale.

Gjithashtu nuk duhet të ndërhyjë me asnjë veçori të telefonit që mund të dëshironi të përdorni, si karikimi me MagSafe. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Të dhënat e kartës suaj bankare dhe informacione tjera personale janë në rrezik nëse i përgjigjeni këtij email-i të rremë

Të dhënat e kartës suaj bankare dhe informacione tjera personale janë në rrezik nëse i përgjigjeni këtij email-i të rremë "nga Netflix"

Teknologji
Miliarderi zbulon klonin e tij me Al i cili ka aftësi të flasë në çdo gjuhë

Miliarderi zbulon klonin e tij me Al i cili ka aftësi të flasë në çdo gjuhë

Teknologji
Vitin e ardhshëm Apple do të prezantojë iPhone Slim, mësohet se cilat modele do të zëvendësojë

Vitin e ardhshëm Apple do të prezantojë iPhone Slim, mësohet se cilat modele do të zëvendësojë

Teknologji
AI krijoi një robot në vetëm 26 sekonda

AI krijoi një robot në vetëm 26 sekonda

Teknologji
Ukraina prezanton zëdhënësen e Ministrisë së Jashtme të krijuar nga Al

Ukraina prezanton zëdhënësen e Ministrisë së Jashtme të krijuar nga Al

Teknologji
A mund t'i mbijetojnë bizneset ndalimit të TikTok-ut?

A mund t'i mbijetojnë bizneset ndalimit të TikTok-ut?

Teknologji
Kalo në kategori