LAJMI I FUNDIT:

Mbështetje juridike falas për nevojtarët në Maqedoni

Mbështetje juridike falas për nevojtarët në Maqedoni

Sipas avokatit Vullnet Zenki, ky projekt është i rëndësishëm sidomos për ata individë dhe familje, qasja e të cilëve drejt ndihmës juridikë është e vështirësuar për arsye financiare

Në kuadër të projektit për mbështetje juridike për individë dhe familje me të ardhura të ulëta, një ekip mobil i përbërë nga avokat dhe jurist ka qëndruar në Tetovë ku kanë ofruar ndihmë, këshilla juridike falas për qytetarët e interesuar me problem të ndryshme nga sfera sociale dhe shëndetësore, marrëdhënie pune dhe konteste, përmbarim të dhunshëm, konteste pronësore, mbrojtje nga diskriminimi dhe ngjashëm, shkruan gazeta KOHA.


Ky projekt ka për qëllim përforcimin e qasjes në drejtësi për kategoritë më të cenueshme të qytetarëve me çka do të kontribuohet drejt përforcimit juridik, përmirësimit të legjislacionit dhe implementimit të mekanizmave ekzistues me qasjen në drejtësi, thonë organizatorët.

“Qëllimi i këtij projekti është formimi i ekipeve mobile të cilat tanimë janë formuar të cilët ndihma këshilla të drejtpërdrejta juridike do të japin në mjedise zona rurale , ndihma juridike do të sigurohet nëpërmjet këshillave juridike dhe qëllimi i këtyre këshillave kësaj ndihme juridike është që të informohen qytetarët rreth të drejtave të tyre që i kanë në dispozicion”, thotë Elena Georgievska.

Sipas avokatit Vullnet Zenki, ky projekt është i rëndësishëm sidomos për ata individë dhe familje, qasja e të cilëve drejt ndihmës juridikë është e vështirësuar për arsye financiare në zonat ku ata jetojnë dhe kështu me radhë.

Përndryshe ky projekt mundësohet me mbështetje financiare të Bashkimit Evropian dhe realizohet nga Shoqata Maqedonase e Juristëve të rinj në partneritet me PIC Slloveni. Projekti ka filluar të realizohet që nga 1 janari i 2018 dhe do të përfundoj më 31 gusht të 2019 ku janë formuar disa ekipe mobile të përbëra me avokat dhe jurist të cilët punojnë me kategoritë e cenueshme të qytetarëve./koha.mk/

Në trend Lajme

Më shumë

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori